Publikohen fotot e projektit, ja si do ndryshojë Bulevardi 'Zogu i Parë'

Publikohen fotot e projektit, ja si do ndryshojë Bulevardi 'Zogu i Parë'

Pas transformimit të Sheshit “Skënderbej” dhe ndërtimit të Bulevardit të Ri, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i Parë”, e cili do të jetë një zonë e transformuar me stola, shatërvane, fasada me dekorime, vendqëndrime biçikletash, etj.

Gjithashtu do të ngrihet një infrastrukturë e re e nëndheshme (ujërat e zeza, ujërat e bardha, rrjeti elektrik), do të bëhet vendosen shatërvane,  sheshe, vende parkimi dhe trotuare, mbjellje bimësh dhe gjelbërim sipas florës vendase.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot e projektit, duke treguar se si do të rehabilitohet bulevardi, ndërsa u kërkon qytetarëve mirëkuptim për qarkullimin e automjeteve.

“Nisi puna për transformimin e Bulevardit “Zogu I”. E gjithë zona do të ketë jo vetëm një pamje të re, por edhe: një impuls ekonomik; fasada të rehabilituara; lulishte të vogla. P.s Kujdes! Qarkullimi në rrugët "Urani Pano", "Asim Vokshi", "Dervish Hatixhe", "Ferit Stermasi" dhe “Maliq Muço” do të jetë i kufizuar”, shkruan Veliaj.



 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë