“Materialet i kam pasur në shtëpi gjithë jetën. Pastaj është pjesa e korrespodencës është ndër më të bukurat, në gjuhën franceze në shqip, korrespodenca nga nëna dhe babai, pastaj pjesa e tretë janë shkrimet në gazetë. Për të kanë shkruar personalitete të kohës, që ishin të çliruar nga ideologjia ” tha ai.
Nëse udhëton me fotografitë e Tefta Tashko Koços nuk zbulon këtu vetëm imazhin e artistes, por edhe imazhin e patriotes dhe të një intelektualeje të shquar të viteve ’30. Udhëtimet artistike të saj nga Parisi në Milano. Aktivitetet e pasura artiske në Shqipëri. Imazhi i saj si një nënë e re dhe e lumtur janë të gjitha të përfshirë në këtë album fotografi.
Sopranos që mbaroi studimet në Francë në vitet ‘30 iu bë ofertë nga opera e Parisit për të qëndruar atje, por ajo zgjodhi të kthehej në atdhe duke u bërë një themeltare e operës shqiptare. Tefta Tashko ka lindur më 2 nëntor të vitit 1910 Egjipt ku kishte emigruar familja e saj. Ajo u largua nga jeta më 22 dhjetor të vitit 1947 në Tiranë.
[gallery]24524[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









