Publikohen fotot e rralla të Amazonës (FOTO)

Publikohen fotot e rralla të Amazonës (FOTO)

Foto nga Amazona në shekullin XIX

Amazona është quajtur ndryshe si "Mushkëria e Botës", edhe pse kohët e fundit hapësira e saj e gjelbër është pakësuar.

Albert Frisch është fotografi gjerman, i cili shkrepi foto të Amazonës gjatë viteve 1867 dhe 1868, të cilat do të dalin ditën e sotme në "Sotheby's New York", ku koleksioni vlerësohet midis 70,000 dhe 100,000 dollarë.

Në foto shfaqen kasolle prej kashte, banorë të zonës apo një aligator i shtrirë buzë lumit.

Me një  Amazonë të shkatërruar nga  zjarret, fotografitë e shekullit të 19-të ofrojnë një vështrim të jashtëzakonshëm të një epoke të pacënuar.

Sipas CNN, Albert ka udhëtuar afërsisht 1.000 milje gjatë pesë muajve nëpër pyllin e famshëm të shiut në këmbë ose me varkë. 

Koleksioni përfshin pamje të rralla të fiseve indigjene, ku përfshihen njerëzit e Miranha dhe Ticuna, apo foto të 35 bimëve që rriten në Amazonë.

Arti apo mënyra e fotografimit të Amzonës në atë kohë dhe me ato kushte është diçka e pazakontë.

Emily Bierman, nënkryetare dhe drejtuese e departamentit të fotografive në Sotheby's është shprehur: "Është antropologjike nga njëra anë dhe nga ana tjetër janë  fotografi të bukura e të jashtëzakonshme".

Sipas saj ka disa imazhe të fillimit të prerjes së drurëve atje, ku mesaduket ky fenomen ka filluar që në atë kohë.

"Është një studim i plotë nga një peizazh i paprekur, duke lënë  të kuptohet për të ardhmen e tregtisë dhe shfrytëzimit", ëshët shprehur Berman.

Ora 13:13
Publikohen fotot e rralla të Amazonës
1/16
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

    O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë