Amazona është quajtur ndryshe si "Mushkëria e Botës", edhe pse kohët e fundit hapësira e saj e gjelbër është pakësuar.
Albert Frisch është fotografi gjerman, i cili shkrepi foto të Amazonës gjatë viteve 1867 dhe 1868, të cilat do të dalin ditën e sotme në "Sotheby's New York", ku koleksioni vlerësohet midis 70,000 dhe 100,000 dollarë.
Në foto shfaqen kasolle prej kashte, banorë të zonës apo një aligator i shtrirë buzë lumit.
Me një Amazonë të shkatërruar nga zjarret, fotografitë e shekullit të 19-të ofrojnë një vështrim të jashtëzakonshëm të një epoke të pacënuar.
Sipas CNN, Albert ka udhëtuar afërsisht 1.000 milje gjatë pesë muajve nëpër pyllin e famshëm të shiut në këmbë ose me varkë.
Koleksioni përfshin pamje të rralla të fiseve indigjene, ku përfshihen njerëzit e Miranha dhe Ticuna, apo foto të 35 bimëve që rriten në Amazonë.
Arti apo mënyra e fotografimit të Amzonës në atë kohë dhe me ato kushte është diçka e pazakontë.
Emily Bierman, nënkryetare dhe drejtuese e departamentit të fotografive në Sotheby's është shprehur: "Është antropologjike nga njëra anë dhe nga ana tjetër janë fotografi të bukura e të jashtëzakonshme".
Sipas saj ka disa imazhe të fillimit të prerjes së drurëve atje, ku mesaduket ky fenomen ka filluar që në atë kohë.
"Është një studim i plotë nga një peizazh i paprekur, duke lënë të kuptohet për të ardhmen e tregtisë dhe shfrytëzimit", ëshët shprehur Berman.