Publikohen letrat që George Bush
e Clinton lanë për pasardhësit

Publikohen letrat që George Bush<br />e Clinton lanë për pasardhësit
Për herë të parë është publikuar letra që ish presidenti amerikan, George W. Bush, la për pasardhësin e tij, Barack Obama, në prag të betimit të tij si president.

Lënia e një letre për pasardhësin është pjesë e traditës të ndjekur nga të gjithë presidentët  e SHBA-së në prag të largimit të tyre dhe të njëjtën gjë është parë të bëjë edhe Obama në zyrën Ovale ditën e djeshme, pak para betimit të presidentit Trump, por përmbajtja e letrës që ai ka lënë për presidentin Trump, nuk është zbuluar ende.
 
Letra e plotë e George W. Bush për Barack Obama:

I dashur Barack,

Urime për zgjedhjen si Presidenti ynë. Sapo keni nisur një kapitull fantastik në jetën tuaj.
Shumë pak vetë e kanë pasur nderin për të ditur përgjegjësinë që do të ndieni ju prej tani. Shumë pak njerëz e dinë kënaqësinë e këtij momenti dhe sfidave me të cilat do të përballeni.

Do të ketë momente sfidash të forta. Kritikat do të vërshojnë lumë. “Miqtë” tuaj do t’ju zhgënjejnë. Por, ju do të keni perëndinë e plotfuqishme që do t’ju qetësojë, do të keni familjen që ju do fort, përfshi edhe mua. Çfarëdo që të vijë përpara, ju do të frymëzoheni nga karakteri dhe dhembshuria e popullit, të cilin ju do ta udhëhiqni tani.

Zoti ju bekoftë.
Sinqerisht,
G.W.B

Gjithashtu është bërë publike edhe letra që ish presidentit Bill Clinton, i la pasardhësit të tij George W. Bush, përpara se të linte Shtëpinë e Bardhë.

Letra e plotë e Bill Clinton për George W. Bush:

I dashur George,

Sot ju i hyni një sipërmarrjeje të madhe, me nderin më të madh që i ofrohet një qytetari amerikan.
Ashtu si unë, ju jeni veçanërisht fatlum që do të udhëhiqni vendin tonë, në një kohë ndryshimesh të thella dhe kryesisht pozitive, kur disa pikëpyetje të vjetra, jo vetëm mbi rolin e qeverisë, por edhe për natyrën e kombit tonë, do të kërkojnë përsëri përgjigje.
Ju do të udhëhiqni një popull krenar, të denjë dhe tejet të mirë. Nga kjo ditë, ju jeni Presidenti i të gjithëve ne. Ju përshëndes dhe ju uroj suksese dhe shumë gëzime.

Barra e rëndë që do të bjerë mbi shpatullat e tua do të jetë e madhe, por shpeshherë do të jetë e ekzagjeruar. Gëzimi i madh i asaj që do të bëni atë që mendoni se është më e drejtë sipas jush, është i  papërshkrueshëm.
Lutjet e mia janë për ty dhe familjen tënde.
Sinqerisht, Bill.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!