Publikohet data e nisjes së Aplikimeve për Lotarinë Amerikane

Publikohet data e nisjes së Aplikimeve për Lotarinë Amerikane

Foto ilustruese

TIRANË- Për të gjithë shqiptarët që duan të aplikojnë për lotarinë Amerikane, tashmë data se kur hapen regjistrimet është bërë publike. Në një njoftim zyrtar të Ambasadës Amerikane, bëhet me dije periudha e regjistrimit për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5).

Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej 3 vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune. 

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babi: 26/09/2022 17:00

    Mos ikni nga vendi jone o njerez po duhet te luftojme per te zgjedhur nje qeveri te ndershme dhe qe te punoje per interesat e popullit , ikja masive favorizon maskarenjte qe kane mbi 30 vjet ne pushtet kane vjedhur e vrare per pushtet dhe tani duan ta shpopullarizojne qe te sundojne te qete

    Përgjigju
    • Sunny tirana: 26/09/2022 18:11

      Njerzit duan pune dhe mireqenie. Do shkojne ku jetohet me mire. Ti vazhdo meru me politike.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën

Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën