Mediat Italine kanë publikuar foton e Matilda Hidrit. 35-vjeçares shqiptare e cila ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga një makinë tip ‘Volvo’ që ecte në drejtim të gabuar. Matilda po ngiste BMW-në e saj në autostradën A7 për të shkuar në Genoa dhe i ka dalë përballë makina ‘Volvo’ e bardhë. Media Italiane raportojë se ajo sapo kishte hapur picerin e saj në Fieschi, në zemër të Genoas. Matilda kishte një djalë të vogël që po e priste në shtëpi kur ajo u përplas me mjetin tjetër.
Shoferi i ‘Volvos’ ishte Giuseppe Maria Garaaglia i cili kishte ecur rreth pesë kilometra në drejtim të gabuar në autostradë kur po kthehej për në shtëpi.Në përplasje u përfshi dhe një makinë tjetër ku mbetën të plagosur 3 persona mes tyre dhe një fëmijë 4 vjeç.
Në makinën tjetër udhëtonte një burrë 35-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter shpëtimi në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, djali i tij 4-vjeçar dhe një kushëri 34-vjeçar, të dy të plagosur lehtë dhe të dërguar në San Matteo në Pavia.
Dy makina të tjera janë përplasur me mjetet e përfshira në aksident, por asnjëra nuk ka patur pasoja. Në këtë aksident u përfshinë në total 5 makina. Ende nuk dihet se përse shoferi i mjetit ‘Volvo’ që ishte shkaktari kryesor i këtij aksidenti tragjik po udhëtonte në drejtim të gabuar.