Publikohet klipi i shumëpritur, Dua Lipa i këndon dashurisë krah Andrea Bocellit (Video)

Publikohet klipi i shumëpritur, Dua Lipa i këndon dashurisë krah Andrea Bocellit (Video)

Artisti italian Andrea Bocelli dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa në klipin "If only"

Ditën e sotme artisti italian ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Youtube” bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kënga titullohet “If only” dhe dyshja i këndon dashurisë së shkuar të cilën do të donin ta kishin sërish pranë vetes.

Bashkëpunimi është pjesë e albumit më të fundit të Bocellit i cili titullohet “Si”, dhe gjendet në të gjitha platformat muzikore. Vetëm para disa ditësh këngëtari i mirënjohur italian lajmëroi duetin me këngëtaren shqiptare. Bocelli publikoi disa momente nga prapaskenat e xhirimit me Dua Lipën.

Ylli shqiptar është ndjerë mjaft krenare që ka qenë e përzgjedhura e artistit italian dhe e ka shprehur atë në një status në Twitter. “Kënga jonë e bukur tashmë është publikuar. Një nder për të punuar me @andreabocelliofficial për këngën tonë “If Only” që tani gjendet në të gjitha platformat dhe shpresoj t’ju pëlqejë,”- shkruan Dua. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin dhe akuzon Bashën: Ka përgjegjësi për vrasjet, u paralajmërua por s'mori asnjë masë

SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin dhe akuzon Bashën: Ka përgjegjësi për vrasjet, u paralajmërua por s'mori asnjë masë