PD zgjedh 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar! 'Përjashtohen' anëtarët e grupit 'Për PD-në' Edit Harxhi dhe Arben Ristani! Shumë pak risi! Basha: Jemi e vetmja shpresë për shqiptarët (LISTA E PLOTË)

TIRANË-Është publikuar lista e fituesve. PD ka bërë të ditur 300 anëtarët që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.

Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Të dy ishin kandidatë, ndër të vetmit që kandidonin nga grupimi 'Për PD-në", grupim i cili kritikoi ashpër Bashën për mënyrën se si e drejton forcën e tyre politike. Po ashtu në listë nuk është as emri i mjekut Halim Kosova, pasi ky i fundit kritikoi hapur kreun e PD-së, pasi u skualifikua nga Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve në PD. Të tjerë emra që nuk janë në listë janë Ardian Isufi, Sait Dollapi.

Kritikët e tjerë të Bashës, Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli kalojnë 'ex officio' anëtarë të Këshillit Kombëtar, si anëtarë Kryesie apo si deputet.

Në listën e publikuar nuk duket se ka surpriza. Ndër fituesit e shpallur mund të përmendet Glauk Olldashi, i biri i të ndjerit Sokol Olldashi, futbollisti Andi Lila, ish kandidatja për deputete Ledjana Fratari, ish kryepolici Ahmet Premci, eksperti për cështjet zgjedhore të cilin Basha e vuri përballë në betejën e PD për ankimimet zgjedhore Marash Logu, por edhe deputetja e opozitës së re që mori mandatin, pasi PD doli jashtë parlamenti, Elda Hoti do të jenë pjesë e këshillit.  Të tjera emra risi janë artisti Robert Budina, aktori i humorit Julian Deda, ashtu sikurse edhe moderatorja Oriela Nebiaj. 

Ndërkohë kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ku thotë se ato kanë përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, se pse sipas tij janë e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshimin.

300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga 5339 delegatë të Kuvendit Kombëtar, në një proces që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë ekipin e ngushtë të Bashës.

Sipas Statutit nga 300 emra minimalisht 90 janë gra dhe vaja dhe 45 anëtarë e forumit rinor të PD. 

Prej ditës së djeshme, edhe statuti i PD pëson ndryshime. 11 propozimet e Lulzim Bashës u miratuan në bllok pa asnjë ndryshim nga Kuvendi Kombëtar. Në fjalën e tij kreu i PD-së bëri thirrje për bashkim ndërkohë që e gjitha fjala e tij ishte e bazuar në mesazhin e asaj që ai e konsideron si masakra elektorale e 25 prillit.

Edhe pse shumica e fjalimeve ishte 'besnike' të Bashës, disa prej tyre ishin vërtet kritikë. Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme. Edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj mori përgjegjësinë e mosarritjes së rezultatit maksimal në qarkun e tij, por në analizën e tij tha se ka pasur kandidatë që kanë bërë fushatë individuale që ndikuan negativisht. Edhe Fatbardh Kadilli, ish-rival i Bashës në garën për kryetar,  mbajti një fjalë me tone kritikuese.

Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën. Por edhe këtë herë Basha zgjodhi t'i injoronte, duke u larguar më herët nga punimet e Kuvendit Kombëtar duke zgjedhur të mos i dëgjonte disa prej fjalimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Këshilltarët e rinj të PD, revoltohet demokrati: Në listë emra që morën mandatet kur opozita i “dogji”, nuk e besojnë kurrë që Basha do të fitojë

Ish-anëtari i Këshillit të Partisë Demokratik Indrit Hoxha ka reaguar pas zgjedhjes së 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Me një shkrim ironik për zgjedhjet e anëtarëve të rinj, Hoxha thotë se në atë listë ka edhe nga ato që morën mandatet kur opozita i dogji. Hoxha shton më tej se beteja tani ka nisur, kuptohet për “masakrën elektorale” dhe se do të protestojmë me kismet nga fundi tetorit.

Hoxha, madje shkon me tej, teksa duke analizuar emrat fitues, shton se jashtë studiove apo nëpër tavolina ato se besojnë kurrë se do të fitojë Basha, por në paradhomën e  tij e lëpijne si chupa-chups, duke theksuar se këto janë po aq fajtor për humbjen e PD.

'Me ne fund u zgjodhen 300 keshilltaret e rinj te kryetarit te PD sipas statutit te ri, me vjen mire qe ne ate liste ka te “zgjedhur” qe moren mandatet kur opozita i “dogji”.Beteja tani ka nisur, kuptohet per “masakren elektorale” do protestojme me kismet nga fundi tetorit.

Dhe smund te rrija pa permendur dhe nje fakt, nje pjese e emrave te “zgjedhur” jashte studiove televizive apo neper tavolina nuk e besojne kurre qe Lulzim Basha nje dite do fitoje, ndersa kur jane ne zyren apo paradhomen e tij e lepijne si chupa chups, keta jane po aq fajtor sa Basha ne humbjet e PD.Eshte problem i madh kur ekipi jot nuk beson qe ti fiton.Duke e mbyllur kete postim ju uroj pushime te mbara.'- shkruan Hoxha.

Ora 15:52
Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Kemi përgjegjësinë për të luftuar pranë qytetarëve, jemi e vetmja shpresë për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar të kësaj forcë politike, ku ka shprehur mirënjohjen për delegatët që përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë.

Basha thotë se tashmë kanë përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, se pse sipas tij janë e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshimin.

‘Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.’- shkruan Basha.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 19/07/2021 08:17

    Urime Lulushi,urime shqupist,që pd-ne e ka marrë lumi,këtë e di dhe me mërhumi,por me që për pushtet pretendoni ca gjëra është mirë t'i sqaroni. Faturën 230 milionëshe të rrugës së kombit me procedurë do t'a mbuloni,apo në spak do t'a çoni e drejtësinë e re të përqafoni? Gërdecin si do t'a mbuloni,me procedurë sic është tek ju zakoni apo Medinë do t'a linconi që Shkëlzenin t'a shpëtoni se ndryshe ju tredh Lala Gjoni! Për 21 janar çdo të thoni,apo horri president e lavirja prekurore do jenë prap fajtorë ? Për 97,sudë e komp,për klub partizani e kontrabandë Serbi,për martirë Kosovë që u vranë në Shqipëri,a do bashkëpunoni ju me drejtsi,apo e di baca me plepistat e tij. Prej këndej është mirë të fillojë dhe kuvendi i ri me bekimin e bacës dhe lulushit të ri,që pd-ja e Shqupit mos marr Non- Gratë të ri .

    Përgjigju
  • redi: 19/07/2021 05:15

    Ti mer Lul nuk je shorese per PD pale per shqiptaret.Boji dua Saliut se PD nuk te zgjidhte me.Sa per Ristanin mire e bere ,se te beri kryetar bashkie me zor nga urdheri i Saliut dhe ti ja shperbkeve me largimin.

    Përgjigju
  • Goni: 19/07/2021 01:42

    Ha mut o basha ha se te Ben mire. ...

    Përgjigju
  • Bledi: 18/07/2021 20:40

    Lufta sapo ka filluar, thot Basha. Nje rrot Hajdari qe se ka shokun

    Përgjigju
  • mira: 18/07/2021 18:55

    Hahahaha...ti je shpresa e shqiptarëve, po të jetë kaq trushkulur? Nuk di njeriu, të qeshë a të qajë, s'ka ku të vejë më poshtë se ka rënë PD-ja, do e trashëgojnë të birt e Berishës që të shpëtojnë nga poshtërsitë që i kanë bërë këtij populli...po ju zënë mallkimet e njerëzve që kanë humbur gjithshka nga politika e mbrapshtë e kësaj PD-je fashiste. Keqardhje që s'kemi opozitë serioze, me këta në 2040-ën dhe jalla të vijnë në pushtet.

    Përgjigju
  • Ben: 18/07/2021 17:32

    Bashe ti je nje rrote cari pa lene shprese per shqiptaret

    Përgjigju
  • tosi: 18/07/2021 13:26

    Mjafton qe ne liste eshte maniaku seksual i bashkise Kamze xhelal mendjenazisti dhe Muli horri kryevagabondi i pd se dhe te kuptosh qe kjo parti nuk vjen ne pushtet as ne 2037.As partia komuniste e,Kines nuk ka 300 antare te komitetit qendror qe ka 90 milion antare partie. Edhe Prenga qe ruan dhite ne korab eshte bere antar i keshilit kombetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja