Publikohet një fotografi e rrallë nga fëmijëria e nënkryetares së Prishtinës dhe Rita Orës

Publikohet një fotografi e rrallë nga fëmijëria e nënkryetares së Prishtinës dhe Rita Orës

Rita Ora dhe Donjeta Sahatçiu

Donjeta Sahatçiu është emëruar sot nënkryetare e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Emërimi i saj në këtë pozitë është bërë i ditur nga nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, në një konferencë për media.

Por ajo që u vu re është se nënkryetarja Sahatçiu nuk ka llogari në Facebook dhe Instagram me emrin e saj, prandaj nuk u pa nëse Rita dhe Donjeta e “ndjekin” njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Në një intervistë të vitit 2016 dhënë për “Daily Mail”, motra e Donjetës, Dorotea, kishte rrëfyer problemet e saj që kishte për të arritur t’i afrohej këngëtares Rita Ora në edicionin e vitit 2015 të “X Factor” në Britani të Madhe.

“Daily Mail”shkruante se Rita, që tani është sensacion dhe një milionere, ndërsa kushërirat e saj Dorotea e Donjeta jetojnë akoma në një “territor kontrovers politik në Ballkan”.

Por pas këtyre shkrimeve ka reaguar nëna e këngëtares, Vera.

Asokohe përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kështu duke thënë se : “Dorotea Sahatçiu: Ti ndoshta nuk e di për këtë por ti apo kushdo tjetër nuk duhet të jap intervistë pa pyetur, sepse gazetarët dinë të jenë edhe hileqarë ndërsa ti gjithashtu praktikisht nuk e njeh Ritën” pati shkruar ajo. /Express/

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?