SHKUP - Mediat maqedonase kanë publikuar edhe audioregjistrimin ku kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i premtonte besueshmëri shefit të Shërbimit sekret të Policisë së Maqedonisë, Sasho Mijalkov duke i thënë më ke deri në vdekje.
Ekzistencën e këtij audio-regjistrimi i pari që e ka bërë publik ka qenë lideri i opozitës në Maqedoni, kreu i LSDM, Zoran Zaev gjatë një interviste për A1 Report nga gazetarja Erjona Rusi.
“Vetë publikimet e dëshmive tregojnë se kryetari i partisë më të madhe shqiptare në opozitë, PDSH e cila shoh se në brendësi po pëson ndryshime është e përfshirë në bashkëpunim të fshehtë me shefin e policisë sekrete, i cili është kryesuesi i më shumë zhvillimeve në Maqedoni. Pra ai, për interesat e tij personale është mbështetës i politikave të VMRO DPMNE-së. Është e habitshme se si ai i thotë në telefon shefit të policisë sekrete “Shef jam besnik ndaj teje deri në vdekje”. Njëkohësisht PDSH ka dëshmuar se nuk është opozitë , por pjesë e kabinetit të presidentit të shtetit me propozim të VMRO DPMNE-së, pasi bashkëpunon në shumë projekte të përbashkëta me partinë e Gruevskit. Dhe kjo është një e vërtetë absolute, këtë e dinë të gjithë. BDI është parti e cila direkt merr pjesë në pushtetin ekzekutiv dhe bashkëqeveris edhe pse deputetët e kësaj partie kanë fituar mandatin në mënyrë të paligjshme. Kështu që në Republikën e Maqedonisë nuk ka opozitë në parlament.”- u shpreh Zoran Zaev gjatë Intervistës për A1 Report.
/Shqiptarja.com

Zoran Zaev: Menduh Thaçi i premton besueshmëri shefit të shërbimit sekret