Shtëpia e Bardhë ka publikuar portretin zyrtar të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump. Fotoja është bardh e zi, një kontrast i fortë me paraardhëset saj, të cilat përdorën ngjyra të ndezura dhe ambientet e njohura të Shtëpisë së Bardhë për të theksuar pozicionin e tyre si bashkëshortja e presidentit.
Melania ka zgjedhur një kostum xhaketë, pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë. Ajo qëndron në këmbë teksa ka mbështetur duart në një tavolinë. Në sfond duket Monumenti i Uashingtonit, citon BBC.
Fotoja është bërë më 21 janar, një ditë pas inaugurimit, në dhomën Ovale të rezidencës nga fotografja Régine Mahaux nga Belgjika.
Edhe në 2017, në mandatin e parë të Trump, ka qenë Mahaux e cila ka fotografuar Melanian.
Në atë kohë ajo bëri një foto me ngjyra. Melania kishte veshur një kostum të zi dhe i mbante duart të kryqëzuara.
Portreti i saj i dytë, ashtu si mandati i dytë, tregon se ajo është më me përvojë në rol dhe e vendosur të kontrollojë mënyrën se si e sheh publiku.