"Fluturimi MH17 që kryhej nga një avion 'Boeing 777-200? i kompanisë 'Malaysia Airlines' u shpërbë që në ajër, për shkak të dëmtimit në strukturë të shkaktuar nga një numër i madhë predhash me shpejtësi të lartë që penetruan në avion që nga jashtë", theskoi Zyra e Hetuesve holandezë për Sgurinë, e ngarkuar me hetimin e kësaj çështje.
Një muaj e gjysëm pas rrëzimit të fluturimit MH17, publikohet raporti i parë mbi shkaqet e katastrofës që shkaktoi 298 të vdekur ku pritet të zbulojë një pjesë të misterit mbi atë që ndodhi më 17 korrik në qiellin ukrainas.
Ky raport paraprak paraqet përfundimet e para të arritura nga Zyra e Hetuesve për Siguri, që drejton koordinimin e ekipeve ndërkombëtare.
Këto përfundime kryesisht bazohen mbi elemente të marra nga kutitë e zeza të avionit, foto, video, dhe të dhëna nga autoritetet ajrore./ATSH/