Publikohet regjistri i të vrarëve e
të zhdukurve në luftën e Kosovës
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në faqen e internetit të Librit Kosovarë të Kujtimeve (PZAP) është vendosur regjistri i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftën e Kosovës, në periudhën nga 1 janari 1998 deri në 31 dhjetor 2000.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në faqen e internetit të Librit Kosovarë të Kujtimeve (PZAP) është vendosur regjistri i të vrarëve dhe të zhdukurve në luftën e Kosovës, në periudhën nga 1 janari 1998 deri në 31 dhjetor 2000.
Regjistri përmban të dhëna personale të rreth 13.517 viktimave, datën, vendin e lindjes dhe vendbanimin deri në datën e vdekjes ose zhdukjes, si dhe vendin vrasjes apo zhdukjes, si dhe informacionet nëse viktima ishte civil apo pjesëtar i forcave të armatosura. Të dhënat janë marrë nga baza e të dhënave të KPP, autorë i së cilës është Fondi Humanitar i Drejtësisë në Kosovë, njoftojnë nga kjo organizatë.
"Ky është një rezultat hulumtues disavjeçar, i cili bazohet në deklaratat e dëshmitarëve dhe të anëtarëve të familjeve, të marra nga hulumtuesit e FHD dhe FHPK, dhe të dhënave nga dokumentet e gjykatës, raportet mjeko-ligjore, të dhënat e forcave të armatosura, raportet e organizatave joqeveritare dhe mediat, ditarëve të luftës dhe dokumenteve të tjera", raportohet me rastin e publikimit të këtij informacioni.
Sipas bazës së të dhënave të KPP, të 7 nëntorit 2014 në lidhje me luftën në Kosovë kanë vdekur ose janë zhdukur 13.517 njerëz në total, duke përfshirë edhe jo civilët, ku: 10.415 janë shqiptarë, 2.197 serbë dhe 528 romë, boshnjakë dhe komunitete tjera jo-shqiptarë.
Në mesin e viktimave apo civilëve të zhdukur janë, 8661 shqiptarë, 1197 serbë dhe 447 romë, boshnjakë dhe komunitetet tjera jo-shqiptare.
Regjistri i të vrarëve ose të zhdukurve në lidhje me luftën në Kosovë është i vendosur në faqen e internetit të Librit Kosovar të Kujtimeve:
http://www.kosovskaknjigapamcenja.org
http://www.kosovomemorybook.org
http://www.liberkujtimiikosoves.org
/Marrë nga Anadolu Agency/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4098
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33
-
Vrasja e 81-vjeçarit pranë shtëpisë në Zall-Bastar/ Flet djali i tij për Report Tv: Nuk kishte konflikte me njeri! Menduam se ishte aksidentale, mbante gjithnjë lekë me vete
15 Janar, 15:31
-
Dyndje aplikimesh nga diaspora (edhe me pasaktësi)! KQZ nën 'presionin' e kohës, opozita: A i jepni dot dum?
15 Janar, 15:30