Publikohet video/ Momenti i atentatit ndaj Salvador Kaçit në maj 2023! Dy makina i presin rrugën në aksin Lezhë-Milot, ja si shpëtoi ish-kreu i bashkisë Shëngjin

LEZHË- Pas rreth 5 muajsh, është publikuar video e atentatit të ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçi. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka ndarë videon, ndërsa siç shihet Kaçi ka shpëtuar falë manovrës që shoferi i tij ka bërë.

Në video shihet se si dy makina i presin rrugën në aksin Lezhë-Milot. Pasi i pritet rruga, atentatorët zbresin nga makina dhe qëllojnë në drejtim të mjetit të Kaçit. Më pas makina e Kaçit është kthyer mbrapsht duke i shpëtuar kështu këtij atentati ndaj tij më 14 maj, ditën e zgjedhjeve vendore. 

Ndërkohë, Berisha sërish ka mbajtur të njëjtin qëndrim për atentatin ndaj përfaqësuesit të opozitës, duke thënë se pas kësaj ngjarje fshihet Edi Rama. Sipas Berishës, ishin bandat e Pjerin Ndreut që i bllokuan rrugën me makina dhe i ndoqën me armë për t’i qëlluar. Sipas Berishës, Rama i ka mbrojtur ata që organizuan atentatin. 

"Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit mbeten dëshmi flagrante e asaj që domethënë se në këtë farsë krimi u shndërrua në votë dhe vota u shndërrua në krim. Më datën 14 maj këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar të organizuar nga bandat kriminale ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokrati Salvador Kaçaj, i cili po kalonte, së bashku me të birin po udhëtonte dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Edi Rama reagoi menjëherë me një cinizëm, me një tallje ndaj këtij akti, se ky akt ishte një shpikje e Salvador Kaçajt dhe s’kishte ndodhur kurrë. U desh kohë që të siguronim videon e këtij akti kriminal, dhe unë jam sot këtu për të paraqitur para jush këtë video në të cilën tregohet qartë se si i zunë rrugën makinës së tij, dhe se si kriminelët i zunë rrugën dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan. Kjo ishte mbrojtja që kreu i organizatës kriminale qeveritare iu bëri atentatorëve, mbrojtja publike.

Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën. Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e dinë që mandati i tij qendron mbi krimin. E dinë që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës. Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023. Kjo video, ky dokument vërteton edhe njëherë se mandatet e krimit kurrë nuk duhet të pranohen dhe kurrë nuk duhet të njihen", tha Berisha. 

Më 14 maj 2023, ka qenë vetë Kaçi që ka bërë denoncim për atentatin, duke thënë se i kanë prerë rrugën dhe kanë qëlluar me armë drejt tij.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/10/2023 02:16

    Dhe si shpjegohet qe u deshen 5 muaj te publikohet dhe eshte ne dore te Berishes e jo te policise??!!

    Përgjigju
    • Non grata: 10/10/2023 22:39

      Gjelle qensh

  • Nastradini: 09/10/2023 17:06

    Ky i ben vete kto skema ka 20 vjet Se po te duan ti bejne atentat e kane perdite Te shpia vet te kafja poshte ne rruge Seshte ndonje njeri i rendsishem, thjeshte copa Mashtrusit dhe sekserit, ishte kryetar komune Ne shengjin futi ne sherr gjithe Lezhe, Qe akoma po e vujne pasojat dhe po vriten njerez! Kto kane infektu shtetin dhe kane korruptu cdo qelize Shtetrore dhe tashi pasi ska bo me buje i ka humb emri Ben nga kto skemat me dale dhe njehere ne skene..

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 09/10/2023 14:00

    Shum gjat i shkoi keti krimineli o zot ku pas Shum krimeve e vrasjeve qe dihen publikisht te bera apo urdheruara nga ky gjakpirs guxon edhe te shfaqi video kur te doj e si te donner qe ne fakt sikur te kishim drejtesi ky duvhet te ishte ne burg sensé ska dyshim se nese ka patur atentat ate dite ta ket ba vêt sali berisha dhe gazmend bardhi,keta te vrasin naten dhe qajne diten.

    Përgjigju
  • Malsi e madhe: 09/10/2023 13:17

    Kush i beson këtij këlyshi te Saliut, nje mashtrus,genjeshtar,raca me e keqe ne shqiperi,te gjithe me vëllezër,motra me mbesa e nipa jane kelyshet e Saliut ,,keqberes

    Përgjigju
  • sali: 09/10/2023 12:45

    Po e ka shfaqur kete vidio Saliu te jeni te sigurte qe e shte e vertete,E cu duhet shqiptareve ti bejne prite nje idhtari te Saliut

    Përgjigju
    • Per kinostudion: 09/10/2023 19:09

      O pall kaq mut duhet me kene me ba ket koment kur duket qarte qe eshte me kamer sigurie ty te qi*te salvatori familjen

    • Kameramani kinostudios: 09/10/2023 13:21

      Film televiziv pa zë. Kameramani qe rri gati e pret kur t kaloj ky Salvatorja. Pastaj e ndjek me kamera gjith skenen derisa "shpeton" Salvatorja

  • pirro: 09/10/2023 12:40

    o mreto ome ca u bo me?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv