Publikohet video, Vojsava Ismailaj:
Kastrioti në burg që t'i mbyllin gojën

Publikohet video, Vojsava Ismailaj:<br />Kastrioti në burg që t'i mbyllin gojën<br /><br>
Publikohet versioni video i deklaratës së Vojsava Ismailajt, bashkëshortes së ish-administratorit të DIA-s Kastriot Ismailaj, e cila akuzon se bashkëshorti i saj u arrestua në mënyrë që të shmanget përballja e shtetit në Arbitrazh si dhe të mbahen të fshehta lidhjet e politikanëve të fuqishëm në këtë çështje. 

Siç duket edhe në pamje, Vojsava Ismailaj teksa lexon deklaratën e shkruar është e maskuar me syze dielli në mënyrë që të mos identifikohet. Kjo deklaratë e bërë sot publike nga juristi i OSHEE, Romeo Kara, është dhënë në Vjenë në datën 12 shkurt 2016 për gazetarin Fatos Mahmutaj. Vojsava Ismailaj akuzon ish-kryeparlamentarin Ilir Meta, bashkëpunëtorët e tij dhe kryeprokurorin Adriatik Llalla se qëndrojnë pas dënimit të bashkëshortit të saj. 

Madje ajo flet edhe për një takim të bashkëpronares së DIA-së Rebeka Gaskin me Ilir Metën dhe Kryeprokurorin Llalla, takim i cili u pasua me marrëveshjen për tërheqjen e DIA-s nga arbitrazhi. Vojsava Ismailaj tregon edhe raste kur Ilir Metës, në atë kohë në krye të LSI-së dhe ministër, i kërkonte Kastriot Ismailajt shpërblim për uljen e çmimit të energjisë apo herë pas herë i kërkonte para për fushatë. 

Videoja e plotë është publikuar sot nga juristi i OSHE Romeo Kara, i cili vetëm pak ditë më parë depozitoi një padi të shoqëruar nga një dosje voluminoze me kundër Ilir Metës, Sali Berishës dhe të gjithë personave kyç të përfshirë në aferën korruptive “CEZ”. Duket se edhe kjo video është pjesë e dosjes që do të analizohet nga prokuroria.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie