Media greke ka publikuar videon e momentit kur Enklejda Danaj u vra nga ish bashkëshorti I saj më 16 maj 2024. Krimi ndodhi në mëngesin e të enjtes në rrugën Menidi kur gruaja sapo kishte dalë nga banesa për të shkuar në punë.
Eduart Danaj i cili ka pranuar krimin në polici dinte itenerarin. Video tregon momentin kur ai lëviz nga e majta në të djathtë dhe më pas kthehet dhe drejtohet tek gruaja e cila ishte e veshur me të bardha. Kur e pa ndalon. Pak sekonda më pas ajo vdes. Autori goditi me thikë 10 herë gruan e fëmijëve të tij, madje thikën ia la në trup derisa policia mbërriti.