Publikoi listën e evazorëve
fiskal, lirohet gazetari grek

GREQI - Gazetari grek Kostas Vaxevanis i cili publikoi listën me 2000 shtetas grek të dyshuar për evazion fiskal pasi mbanin llogaritë e tyre në bankat e Zvicrës, ka fituar betejën me gjykatat greke.

Sot ai doli përpara trupit gjykues me akuzën e ndërhyrjes në privatësi duke publikuar listën a ashtuaquajtur "lista Lagarde", e cila hapte telashe për shume figura publike në Greqi.

Në listën me 2000 emra kishte biznesmen të njohur dhe drejtues mediash dhe një ministër të qeverisë greke.
Avokati mbrojtës u mbroj me argumentin se asnjëri prej 2000 emrave në listë nuk kish bërë një denoncim.

Pas një gjyqi një ditor gjykata në Athinë e shpalli të pafajshëm gazetarin 46-vjeçar. Prej kohësh Greqia është vënë nën presionin e ndërkombëtarëve të cilët kërkojnë që shmanget evazion fiskal dhe kërkojnë më shpejtësi reforma në këtë drejtim në mënyrë që të shpejtojë nga kriza.

Lista Lagarde e cila mban mbiemrin e shefes së FMN Kristinë Lagarde i pagëzua kështu pasi fillimisht ajo u zbulua nga një punonjës banke i cili ja postoi atë edhe zyrës së shefes se FMN. Nuk dihet sesi kjo listë ka rënë në duart e gazetarit grek por çështja u bë publike dhe e madhe pas publikimit që Vaxevanis bëri në revistën e tij njëjavore. Vaxevanis ka akuzuar qeverinë greke se e ka mbajtur të fshehtë listën edhe pse ka qenë në dijeni të saj.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit

Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit