Publikoi rrëfimin e të penduarit në Vlorë, akuza kërkon dëshminë e gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno

Publikoi rrëfimin e të penduarit në Vlorë, akuza kërkon dëshminë e gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno

Publikimi i dëshmisë në gazetën “Shqiptarja.com” të shtetasit G.M, person i penduar dhe që ka pranuar të tregojë disa krime të ndodhura në Vlorë, përfshirë dhe rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e Albano Xhaferit dhe Ervis Troqes, ka shërbyer si indicie për prokurorinë e Vlorës që të nisë hetimet me qëllim gjetjen e personit që ka nxjerë aktet hetimore.

Hetimet kanë nisur për veprën penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” në datën 24 tetor 2018 dhe procedimi penal është rregjsitruar me nr.2055.

Autori i shkrimit të publikuar në datën 19 tetor 2018, gazetari Elton Qyno është thirrur nga prokuroria Vlorë që të japë shpjegime rreth kësaj çështje, ku prokuroria synon të gjejë personin që ka nxjerë aktet hetimore në media.

Urdhër thirrja e Prokurorisë ndaj  gazetarit Qyno

Personi i arrestuar për armë mbajtje pa lejë G.M, ka treguar emra konkretë në dëshminë e tij. Emrat e personave që kanë marë pjesë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Albano Xhaferit me çekiç brenda në makinën.

Për këtë ngjarje prokuroria e Vlorës, arrestoi një person me inicialet A.S, por pas 12 ditë në qeli, ky shtetas mundi të lirohet nga Gjykata e Apelit Vlorë, ku masën e “arrestit në burg”, gjykata ja ktheu në “Detyrim paraqitje pranë prokurorisë Vlorë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj