Publiku në karantinë imiton veprat e artit, nisma e Muzeut 'Getty' (FOTO)

Publiku në karantinë imiton veprat e artit, nisma e Muzeut 'Getty' (FOTO)

Ne foto portreti i Frida Kahlo-s dhe nje imituese

Ndërsa institucionet e kulturës në vendet e prekura me virusin korona kanë kyçur dyert, drejtuesit e tyre po mendojnë për metoda alternative për të afruar publikun me artin në këto të vështira. Ka marrë vëmendje nga mediet ndërkombëtare iniciativa më e fundit e museut "Getty" në Los Anxheles, ku stafi ka sfiduar publikun nga shtëpia të imitojë me mjete rrethanore veprat e artit. " Ju sfidojmë të rikrijoni veprat e artit me ndihmën e njerëzve dhe objektet që keni në shtëpi. Zgjidheni ju vetë veprën tuaj të preferuar.

Zgjidhni tre sende që mund të keni në shtëpi, dhe rikrijojeni veprën". Thirrja e Muzeut "Getty",në mediet sociale duket se ka nxitur shpirtin kreativ të shumë njerëzve të cilët kanë përshtatur vepra madhore, duke marrë mjaft pëlqime nën logon #GettyMuseumChallenge. Disa prej imitimeve më simpatike të njerëzve në kushtet e izolimit, muzeu i ka ripublikuar në rrjetet sociale përbri veprave origjinale. Iniciativa këto, që shpresohet të nxisin të tjera, pse jo edhe në vendin tonë.

Pasi në raste të tilla as kostoja nuk mund të jetë justifikim. Me vullnet të mirë, institucionet e artit mund të japin pse jo, një frymë shprese dhe optimizmi duke bashkëvepruar me  publikun nga shtëpia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5