Publikuan video duke fyer shqiptarët, ndalohen 16 të rinj maqedonas

Publikuan video duke fyer shqiptarët, ndalohen 16 të rinj maqedonas

Foto ilustruese

Pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si “shqiptar i vdekur”. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve.

Brohoritjet ndodhen në kohën  kur po kalonte një kolonë makinash me dasmorë shqiptar. Thirrjet e të rinjve provokuan dasmorët të cilët raportohen se ndaluan makinat e tyre u nisën në drejtim të grupit maqedonas, por nuk ka pasur përplasje fizike. 

“Janë thirrur në bisedë informative, janë zhvilluar biseda me ta. Konkretisht për rastin e të shtunës, janë ndaluar 16 persona dhe po merren të gjitha masat me qëllim që të zbardhet rasti. MPB-ja do të ketë zero tolerancë për veprime të këtilla, kështu që do të punohet në mënyrë intensive deri sa të sanksionohen të njëjtit“, ka deklaruar zëdhënësja e MPB-së, Suzana Praniq.

Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”. Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla. Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive./ Përgatiti Suada Mehmetaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opa: 20/09/2020 20:16

    Kur te rinovohet prokuroria jo me keto hajdute te sotem,kur prokororia te bohet e pa varur nga politika dhe nga kriminelet qe jane nje me to,dhe sekseret e tyre avokatet,qe marin miliona per ta mbydhur nje qeshtje,nga nje pistolet luftarake prokurori me ane te sekserit ta bon pistolet loder,dhe policia ve koken ne rrezik per kapjen e tyre del viasko nga keto hajduter te pa skrupull,ligji duhet te jete shum i ashper dhe me 10 vite burg dhe mundesia te jete pa u hetuar por ta mari vendimin automatikisht me 10 Vite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve