Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia në Serbi. Lajmin e konfirmoi ministria e Brendshme e Serbisë, e cila tha se ata akuzohen për “nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Siç shihet edhe në videon e publikuar të katërt shqiptarët duke udhëtuar me një automjet tip “Audi” shfaqen duke kënduar këngë shqip dhe duke bërë me duar shqiponjën dy krenare. Në një fragment të videos ata dëgjohen të thonë 'Fu*k Serbia'.

Shqiptarët akuzohen se kanë përdorur fjalë të papërshtatshme ndaj Republikës së Serbisë. Të ndaluarve u është komunikuar masa e paraburgimit deri në 48 orë, pas së cilës do të dalin para Prokurorisë Publike në Beograd.