‘Puçi’ i Foltores/ Pse Kuvendi i Berishës është nul, pika e statutit të PD-së që rrëzon  mbledhjen dhe vendimet e miratuara! A do njohë gjykata dy PD paralele? 

TIRANË- Mitingu i organizuar sot nga Sali Berisha në stadiumin 'Air Albania', i shpallur prej tij si Kuvend Kombëtar i Partisë Demokratike, nuk është vetëm një sfidë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas shpalljes non grata si i korruptuar dhe presion ndaj SPAK për të mos vepruar. Kuvendi i Berishës mbart të gjithë elementët e një ‘puçi’ për pushtimin e Partisë Demokratike, ndërsa ka një ngjashmëri të madhe me aktin e Presidentit Ilir Meta, i cili dekretoi datën 13 tetor 2019, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, dekret i cili nuk u njoh nga asnjë gjykatë, faktor politik dhe diplomatik. Ka disa rrethana, shkaqe dhe arsye të forta se pse i ashtuquajturi Kuvend i Partisë Demokratike, i mbledhur sot në stadiumin kombëtar, është nul nga çdo pikëpamje dhe nuk asnjë efekt juridik.

1.  Komisioni Drejtues i Kuvendit të PD-së i paligjshëm
Forumet e larta të një partie politike mblidhen dhe organizohet sipas rregullave të statutit në fuqi. Komisioni Drejtues i Kuvendit të PD-së u ngrit sot tërësisht në mënyrë të paligjshme, arbitrare dhe pa asnjë bazë në statutin e kësaj partia. Pika 2 e nenit 43 të statutit të PD-së parashikon që punimet e Kuvendit të PD-së, kur thirret nga delegatët, “drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë”, pra nga Lulzim Basha. Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka propozuar asnjë komision drejtues.

Çfarë ndodhi sot?
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë statutore, hodhi në votim anëtarët e Komisionit Drejtues, pasi lexoi emrat e tyre. Në komision u zgjodhën Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi, ndërsa si sekretarë Minushe Lazaj, Nade Daullja dhe Ledio Nuraj. Edi Paloka nuk ka asnjë kompetencë për të ngritur komisionin drejtues, pasi një kompetencë të tillë e ka Lulzim Basha.

2. Nuk u verifikua numri dhe identiteti i delegatëve

Kuvendi i Sali Berishës është mbajtur sot pa verifikimin e numri dhe identitetit të delegatëve. Fillimisht Sali Berisha shmangur Kryesinës e PD-së për verifikimin e delegatëve që u pretendua se kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit. Berisha i dërgoi firmat në zyrën e Edi Palokës, i cili është kryetar i Këshillit Kombëtar, duke mos pasur asnjë kompetencë statutore për të administruar firmat e delegatëve.

Nga ana e tij, Edi Paloka deklaroi se vërtetësia e delegatëve të pretenduar do të verifikohej një për një në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Deklarata e Palokës rezultoi një gënjeshtër, posi sot një gjë e tillë nuk ndodhi.

Po çfarë ndodhi sot?

Grupi i Sali Berishës prodhoi dhe pajisi me nga një QR. Code 4935 delegatët. Pra, secili u pajis me një kartë provizore delegati. Por, QR. Code nuk ka asnjë element sigurie dhe nuk konfirmon identitetin e mbajtësit të kartës, nëse nuk verifikohet me kartën e identitetit dhe të dhënat e tij në listën zyrtare të delegatëve.

Para nisjes së punimeve të Kuvendit sot nuk pati një verifikim të delegatëve siç pati premtuar Edi Paloka. Delegatët vetëm çekonin QR. Code në sistem dhe futeshin në stadium, pas një verifikim të mëtejshëm të kartës së identitetit. Në këtë mënyrë, një delegat mund të çekonte në sistem 500 apo 1 mijë QR. Code të prodhuara nga grupi i Berishës. Pra, kushdo mund të mbante një QR. Code të një delegati tjetër. Në këtë mënyrë nuk dihet as numri real dhe as identiteti i delegatëve.

3. Mbledhja e Kuvendit të PD-së e paligjshme
Ngritja e komisionit drejtues të punimeve të Kuvendit të PD-së në kundërshtim me statutin, sjell për pasojë paligjshmërinë e mbledhjes së Kuvendit të PD-së. Mbledhja e Kuvendit është drejtuar nga një strukturë e ngritur sipas rregullave të sajuara nga Sali Berisha dhe jo siç e parashikon statuti i Partisë Demokratike. Për rrjedhojë Kuvendi i sotëm i Berishës mbetet thjeshtë një Foltore.

4. Vendimet e Kuvendit të Berishës janë nul
Mbledhja e Kuvendit të PD-së jo sipas rregullave statore, por në mënyrë arbitrare, pasjellë paligjshmërinë e të gjitha vendimeve të miratuara në këtë mbledhje. Ndryshimet në statutin e PD-së të miratuara sot, me të cilat Berisha goditi më pas Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij, nuk kanë asnjë efekt juridik. Ndryshimet nuk njihen nga PD-ja zyrtare, e cila do të mbledhë një Kuvend tjetër në datën 18 dhjetor, bazuar në statutin zyrtar të PD-së.

5. Shkarkimi i Lulzim Bashës nul
Në mitingun e Sali Berishës u votua sot shkarkimi i Lulzim Bashës. Ky akt nuk ka asnjë bazë statutore. Statuti i zyrtar i Partisë Demokratike, i votuar edhe nga Sali Berisha disa muaj më parë, parashikon një rrugë tjetër për shkarkimin e kryetarit. Shkronja ‘ç’ e pikës 2 të nenit 43 të statutit të PD-së, parashikon që Kuvendi i partisë e shkarkon kryetarin në bazën e bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Kuvendi i mbledhur nga Berisha e shkarkoi Bashën pa një mocion mosbesimi në Këshillin Kombëtar, duke u bazuar në rregulla jashtë statutore të sajuara prej tij.

6. PD me dy statute, cilin do njohë gjykata? 
Lëvizja e Sali Berishës ka prodhuar një situatë të paprecedentë. Sot Partia Demokratike ka dy statute në fuqi, një statut zyrtar që njihet nga gjykata dhe një statut të Sali Berishës. Statutet e partive politike verifikohen nga gjykata nëse u përmbahen apo jo parimeve themelore demokratike, të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 8580 për partitë politike. Mbetet për t’u parë se cilin statut do të njohë gjykata, atë të PD-së zyrtare apo të Foltores së Sali Berishës.

7. Berisha krijon një PD paralele 
Kuvendi i mbledhur sot nga Sali Berisha konsiderohet si një Kuvend paralel nga kryetari zyrtar i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka thirrur Kuvendin e PD-së në 18 dhjetor. Ndërkaq, strukturat e ngritura sot nga Kuvendi i Berishës janë paralele me strukturat zyrtare të PD-së me në krye Lulzim Bashën. Shkronja “e’ e nenit 7 të ligjit nr. 8580 për partitë politike, parashikon që gjykata nuk njeh asnjë organizim paralel me emrin e një partia tjetër.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 13/12/2021 09:50

    BERISHA ASNJE ELEMET NUK E KA TE MBETET EDHE ME NE PD,NE ASNJE NIVEL E STRUKTURE.PAVARSISHT MASHTRIMEVE DHE MASHTRIMIT TE NJE MASE MINORE,PAO TE PAGUAREVE PER SHPETIMIN E BERISHES,KY E DI SE NUK EHSTE PER ASKUND DHE PER ASGJE ME.POR LUFTON E PERPIQET TE SHPETOJE VETEN DUKE NGRITUR DY GISHTINJE E DUKE U NZGERDHIRE PARA MASES SE MASHTRUAR PER "LIDER HISTORIK" I PD-S.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 13/12/2021 08:58

    E keni gabim qe thoni keshtu a e dini ju se ketu kur flet Saliu dhe vendos Partia ngrihet ne kembe tere shpellaria?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë