Puding me fara chia me kos dhe mjaltë
Përbërësit:
- 60 gr fara chia
- 400 gr qumësht soje
- 6 gr pluhur kakao të hidhur
- 20 gr mjaltë
- 400 gr kos grek
Përgatitja:

Hedhim farat chia në një tas të madh, më pas hedhim ngadalë qumështin e sojës, duke e përzier vazhdimisht për të krijuar një përzierje homogjene. Shtojmë edhe mjaltin, e përziejmë sërish dhe e mbulojmë me mbështjellëse. E vendosim masën në frigorifer për 2-3 orë. Më pas e ndajmë kosin në katër gota. Shtojmë pudingun chia dhe në fund e dekorojmë me një spërkatje me kakao pluhur.
Komente

