Puding me hurma dhe banane
Përbërësit:
- 2 hurma
- 2 banane
- 1 fk arra
- 1 fk kakao
- Arrë kokosi
Përgatitja:
Qërojmë bananet, i ndajmë në feta dhe i vendosim në një blender kuzhine. Shtojmë pjesën e tultë të hurmave, arrat dhe kakaon. Realizojmë një masë kremoze të cilën e hedhim në gota ëmbëlsirash duke i spërkatur në fund me pluhur arrë kokosi.
Komento