Puding në gotë me reçel boronice

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 100 g sheqer
  • 100 g niseshte
  • 1 paketë vanilje
  • Reçel boronice, sipas dëshirës

Përgatitja:

Në tenxhere shtojmë qumështin, sheqerin, niseshtenë dhe vaniljen. E përziejmë mirë dhe e vendosim të ziejë gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet. E hedhim në gota edhe sipër i shtojmë reçel ose biskota të thërmuara.