Pufka brumi të kripura me salmon të tymosur
Përbërësit:
- 150 gr salmon të tymosur
- 250 gr krem djathi ose rikota
- 100 gr gjalpë
- 4 vezë
- 1 lugë bishta qepësh të grira
- 1 lugë majdanoz të grirë
- 200 gr miell
- Ujë
- Kripë
Përgatitja:
Në një tigan hedhim gjalpin, ujin dhe pak kripë, e largojmë tiganin nga zjarri sapo uji të fillojë të vlojë dhe shtojmë miellin duke e përzier që të mos krijohen kokrriza. Pasi masa ka marrë trajtën e një brumi e vendosim përsëri tiganin në zjarr dhe e përziejmë masën me lugë druri derisa të bëhet e fortë dhe të shkëputet nga anët e tiganit. E largojmë tiganin nga zjarri dhe e lëmë të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë vezët një nga një.
Brumin e përgatitur e vendosim në një qeskë dhe formojmë pufka të vogla të cilat i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje, e kemi lyer me pak gjalpë dhe spërkatur me miell. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180°C për rreth 20-25 minuta.
Nxjerrim nga furra pufkat dhe i lemë të ftohen, ndërkohë përgatisim mbushjen e salmonit. Punojmë kremin e djathit me majdanozin dhe bishtat e qepëve të grira imët, salmonin e presim në kubikë dhe mbushim pufkat e kremit duke bërë një vrimë në sipërfaqe me një lugë të vogël.