PUGLIA- Komiteti për Vlerësimin e Impaktit Ambiental të Puglias, shkurt VIA, ka shprehur mendim negativ mbi projektin TAP, i cili do të dërgojë gazin nga Azerbajxhani dhe do të kalojë nga Greqia, Shqipëria dhe do të përfundojë në San Foca, të Italisë.
 
Opinioni i VIA ishte i detyrueshëm, por nuk është detyrues. Projekti është kundërshtuar prej muajsh edhe nga administratat dhe popullatat vendase.
 
5 dhjetorin e kaluar Dhoma e Deputetëve aprovoi ratifikimin e traktatit mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë mbi projektin e gazsjellësit TAP dhe në 17 dhjetor traktati u firmos në Baku të Azerbajxhanit, nga përfaqësuesit e këtyre vendeve.
 
21 dhjetorin e kaluar shoqëria TAP filloi dhe sondazhin gjeofizik, ambiental dhe gjeoteknik jashtë San Foca, të cilat do të përfundojnë në 30 janar.
 
Projekti i gazsjellësit TAP, i cili është rreth 800 kilometra i gjatë, me 105 kilometra të shtrira në detin Adriatik dhe që do të transportojë rreth 10 miliardë metra kub gaz në vit, kundërshtohet me forcë nga një komitet lokal.
 
Ky komitet nuk ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore, nëse nuk do të merreshin parasysh ankesat e popullatave të komunave salentine, të përfshira në projekt.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)