Puglia, Rama propozon projektin
"Furnizim me ujë nga Shqipëria"

Kryeministri, Edi Rama i ftuar në takimin ndërkombëtar “Rrugët e reja të Levantes. Sipërmarrjet e vendeve të jugut e sfida e internacionalizmit”, që u organizua sot gjatë panairit “Fiera del Lavante”, në qytetin e Barit ka bërë një propozim të guximshëm.

Gjatë takimit me presidentin e rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama ka propozuar një bashkëpunim mes dy vendeve duke shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë dhe aftësinë inxhinierike të Italisë.

Bëhet fjalë për krijimin e një menaxhimi të përbashkët të rezervave ujore, ku Shqipëria do t’i ofrojë Pulias furnizim me ujë të pijshëm.

“Jemi të lidhur natyrshëm gjeografikisht, dhe unë pata kënaqësinë e madhe të takoja guvernatorin Emiliano me të cilin biseduam për një projekt të madh për ujin. Ne kemi shumë burime ujore, dhe Puglia ka shumë njohuri për administrimin e ujit, së cilës ky i fundit i mungon. Atëherë duhet të tentojmë t’i japim jetë një kompanie shumëkombëshe, e para në llojin e vet, e cila mund të sjellë përfitime reciproke duke shfrytëzuar burimet e mëdha ujore të Shqipërisë dhe burimet e mëdha në dije të Puglia-s”, tha Rama.

“Në Shqipëri ka ujë me një cilësi të mirë. Kemi menduar që ky mund të jetë një ndër projektet më të mëdha midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky projekt shpresojmë që të rrëzojë dhe barrierat, ku shumë italianë duhet të vizitojnë Shqipërinë kjo dhe falë tarifave shumë të lira”, u shpreh Emiliano. 

 Gjatë këtij takimi, Rama ka theksuar se janë 40 mijë biznese të vogla në Itali të drejtuar nga shqiptarët që japin një kontribut prej 3.2 miliardë euro në vit me anë të taksave.

“Sot, ai imazh apokaliptik i para 25 vjetëve që qarkulloi në mbarë botën, me anijen më të mbushur në historinë e lundrimit, me shqiptarë që derdheshin në brigjet puljeze, duket se i përket një epoke tjetër gjeologjike. Dhe të gjithë ata, që në momentin e mbërritjes së anijes krijuan një shqetësim të madh dhe shumë frikë janë integruar më së miri dhe kontribuojnë në PBB-në italian me një shumë që arrin 3.2 miliardë euro taksa. Këto janë të dhëna zyrtare të 2014-ës. Nga kjo pikëpamje, mendoj se shqiptarët janë integruar plotësisht, dhe emigracioni ynë ka hyrë në librat e historisë që na mëson se emigracioni është gjithnjë një burim rritjeje si për vendin e origjinës ashtu edhe për vendin pritës. Nga ana tjetër, gjërat kanë ndryshuar shumë sigurisht. Sot janë më shumë se 20 mijë italianë që punojnë në Shqipëri”, tha Rama.

Në fund të panairit, Rama bashkë me presidentin e Rajonit të Puglias dhe kreun e bashkisë së Barit, inauguruan bulevardin me emrin “Shqipëria”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit