PUKE- Puka për të tretën ditë mbisundohet nga temperaturat e ulëta, ndërsa reshjet e borës i kanë lënë vendin ngricave dhe akullit. Në disa akse lëvizja duhet të bëhet me shumë kujdes për shkak të ngricave që kanë mbuluar asfaltin, ndërkohë që mbetet dhe rreziku i orteqeve.
Akset rrugore Pukë-Shkodër deri në fshatin Gomsiqe është e kalueshme me zinxhir. Puke-Fushë Arrez, Fush-Arrez- Qaf Mali, Fush-Arrez-Gjegjan është e kalueshme me zinxhir në një sens. e Fush-Arrez -Tropoj e kalueshme me zinxhir.
Të bllokuara janë komunat Iballë,Qelez. Në këto segmente që në orët e para të mëngjesit po punohet për të hapur rrugët. Shumica e fshatrave janë të bllokuara dhe nuk kanë mundësi për të lëvizur deri në qendrat e komunave, informon forumi pukjan.
Mësimi në komunat Fierzë, Iballë, Gjegjan, dhe komunën e Qelzës e Rrapës nuk është zhvilluar, pasi mësuesit nuk mund të shkonin pasi akset ishin të bllokuara. Deri tani nuk raportohet ndonjë rast me probleme shëndetësore.
Në pallatet e Pukes dhe të Fush-Arrezit sot jane paraqitur probleme në furnizim me ujë të pishëm si pasojë e ngrirjes së tubave të ujit. Në mesditë raportohet për një ortek në aksin Qafë Mali- Fierzë. Punonjësit e pastrimit ndodhen atje dhe po punojnë për hapjen e rrugës, ndërkohë që fatmirësisht në momentin kur ra orteku nuk ka pasur makina në këtë aks.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com