PUKË-Dy ditë ka zgjatur arratia e autorit të vrasjes së punonjësit të hidrocentralit në fshatin Vrrithë, pasi është prangosur nga policia. Enderis Dodaj 25-vjeç vrau me armë zjarri Petrit Bibën 30-vjeç nga Mirdita, punonjës i HEC-it.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja e 30-vjecarit ka ndodhur nga pakujdesia në prani të disa punonjësve të tjerë që po pushonin në të njëjtin ambient, dhe se arma e zjarrit ka qenë pa leje.

Petrit Biba pasi u qëllua u dërgua me shpejtësi në spitalin e Pukës dhe më pas në Shkodër, por nuk arriti që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.