Pukë, furgoni del nga rruga
shpëtojnë mrekullisht studentët

Një furgon me studentë nga rrethi i Pukës që ndjekin studimet në universitetin “Luigj Gurakuqi”, ka humbur kontrollin si pasojë e ngricave dhe dëborës, duke dalë nga rruga në fshatin Kçirë, pjesë e segmentit rrugor Pukë-Shkodër.

Ngjarja ndodhi në afërsi të ish minierës së Lufit përgjatë aksit rrugor Pukë-Shkodër teksa furgoni i linjës doli nga rruga duke përfunduar poshtë urës. 

Vetëm fati duket se ka shpëtuar personat që udhëtonin në këtë mjet, shumica nga të cilët studentë të Universitetit të Shkodrës. 

Për pasojë 7 persona u dërguan në spitalin e Pukës ku po trajtohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
furgoni puke

furgoni student puke

makina rrezuar shkoder

makina rrezuar shkoder


Bëhet me dije se të rinjtë kanë vetëm lëndime të lehta, ndërsa njëri prej tyre ka marrë më shumë fraktura, por pa rrezik për jetën.

Si pasojë e reshjeve me dëborë, në rrugë janë krijuar ngrica të rrezikshme për mjetet që qarkullojnë.

Policia e Pukës e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka bërë me dije se shkak i aksidentit ka qënë ngrica në rrugë, por fatmirësisht mjeti nuk ka qënë me shpejtësi dhe dalja nga rruga ka qënë pa pasoja të rënda.

Gjatë 48 orëve të fundit çdo drejtues mjeti në Pukë është këshilluar të përdorë zinxhirët për shkak të ngricave dhe dëborës në të gjitha këto akse.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet