PUKË-  Një grua e moshuar, e cila jetonte e vetme në Kashigji të Pukës, ka rënë pre e grabitjes nga 2 persona të maskuar, të cilët kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme parash, rreth 1 mln lekë (të vjetra).

70-vjeçarja është zgjuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje nga grabitësit, të cilat pasi e kanë dhunuar, e kanë lidhur dhe më pas i kanë marrë paratë.

E moshuara është tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, aq sa thotë se nuk e mban mend fare orën se kur ka ndodhur ngjarja.

"Kam qenë në gjumë, veç kur më kanë ardhur më hodhën përtokë e më kanë lidhur", ka thënë ndër të tjera e moshuara në dëshminë e saj, teksa bën apel që të gjendjet autorët.