Pukë, humbi lekët e xhiros në
lloto, kapet për kallëzim të rremë

Policia e Pukës ka arrestuar ditën e sotme një 26-vjeçar për kallëzim të rremë. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu Edison Kurtaliaj kishte humbur lekët e xhiros në lloton ku punonte dhe pas kësaj telefonoi në polici se ishte grabitur dhe ishte lidhur në pisha nga dy persona.

Pas marrjes së njoftimit policia është nisur drejt vendngjarjes ku e ka gjetur rë lidhur 26-vjeçarin, pas kësaj ka nisur hetimet për vjedhje. 

Por policia ka zbardhur të gjithë ngjarjen duke provuar faktin e mashtrimit nga 26-vjeçari, fakt që sipas policisë është pranuar edhe nga ai vetë, pasi ka sekuestrua kompjuterin e punës së 26-cjeçarit ku ka verifikuar edhe lëvizjet e fundit. Rezultonte se ky i fundit kishte vendosur 130.000 lekë bast por e kishte humbur atë.
 
Njoftimi i plotë i policisë
Më datën 20.04.2015,  rreth orës 02:15 të mëngjezit,  shtetasi Edison Kurtaliaj,26 vjeç, banues në qytetin e Pukës,i punësuar në lokalin ‘’Top Bast’’ në  qytetin e Pukës, lokal në pronësi të shtetasit D.H, ka telefonuar inspektorin e Polciisë së Zonës  dhe i ka thënë; se kur ishte duke shkuar për në shtepi mbas mbylljes së lokalit në rrugën afër varrezave të lagjes ‘’Zezaj’’ dy persona të panjohur  i kanë dalë para dhe më pas e kanë  lidhur me tel me gjemba dhe sipas tij i kanë marrë shumën prej  100 mijë  lekë dhe janë larguan  dhe  se ai ndodhej  i lidhur tek pishat .

Menjhërë me marjen e informacionit  në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të  policies së Komisariatit të Polciisëe Pukë si dhe grupi hetimor i Drejtorisë së policisë së Qarkut Shkodër

Personi i cili telefonoi pas disa minutash kërkime u  gjet i lidhur me tel me gjemba, i shtrirë në tokë .

Menjëherë  është dhënë ndihma e parë këtëj personi si dhe  janë marrë masat për sigurimin e vendit të ngjarjes.

Më pas  personi u shoqerua në ambjentet e Komisariatit të Policisë për t’i  marrë kallzim mbi ngjarjen e ndodhur.

Shtetasi Edison Kurtaliaj në kallzimin e dhënë sqaron se pasi ka mbyllur lokalin rreth orës 23 .00 është nisur për në shtëpi dhe gjatë rrugës  i kani dalë para dy persona  të panjohur dhe i kishin marrë shumën prej  100 mijë lekë të reja dhe më pas e kishin lidhur me tel me gjemba dhe janë larguar.

Lekët ishin shumë e xhiros javore që ishte bërë në lokal.

Fillimisht kjo ngjarje nga ana jonë është trajtuar si vjedhje me dhunë.

Menjhërë mbas marjes së kallzimit  është kqyrur dhe sekuestruar komputeri ku bëheshin regjistrimet për llotot e hedhura.

Në bashkëpunim me Prokurorisë u kryen një sërë veprimesh proceduriale dhe hetimore,  ku  në përfundim të veprimeve të para hetimore  si dhe nga tërësia e fakteve dhe provave  të grumbulluara rezultoi se shtetasi Edison Kurtaliaj  këtë ngjarje e ka improvizuar vetë nisur nga fakti se ka shpenzuar për llogari të vetë shumën prej njeqind e tridhjet mijë lekë të reja ,shumë e lekëve të punës së ’Top Bast’’, fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë.

Sa më sipër nga ana  e Specialistëve   për Krimet në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Edison Kurtaliaj, 26 vjeç, banues në qytetin e Pukë.

Materialet ju referuan Prokurorise Rrethit Gjyqesor Pukë për veprën penale ‘’Kallzim i Rremë’’ vepër penale e parashikuar nga neni 305 i K.Penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK