PUKË-Dy persona të armatosur kanë tentuar një grabitje në minierën e Munellës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa sipas të dhënave të para, autorët kanë kërcënuar rojën e minierës me armë zjarri me qëllim marrjen e kabllove të ndryshëm, por nuk kanë arritur që të marrin gjë, pasi hasën në rezistencë.
Pas njoftimit, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të marrë dëshmitë e rojës dhe personave të tjerë që kanë qenë në minierë në momentin ku u tentua grabitja me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Komento