Pukë/ Iu gjetën katër thasë me 29 kilogramë kanabis në banesë, arrestohet pas dy muajsh 27-vjeçari i shpallur në kërkim (Video)

Një 27-vjeçar banues në Fushë Arrëz i shpallur në kërkim rreth dy muaj më parë për kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të operacionit "Alpe të Pastra" është arrestuar sot.

I riu i dënuar dënuar me “Arrest me burg” pasi pranë banesës së tij, u gjetën të kultivuara 280 bimë narkotike cannabis sativa të mbjella si dhe 4 thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike ishte shpallur në kërkim që nga data 18 gusht 2023, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, 

Njoftimi i policisë

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të hapura, të goditura më parë, nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”. Ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, pasi kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, raste të së cilës janë goditur nga Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. H., 27 vjeç, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Më datë 18.08.2023, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit policor “Alpe të pastra”, gjetën të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit N. H., 280 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe 4 thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?