Pukë/ Vrasja e Pjetër Kolës, autori vetëdorëzohet pas një viti në arrati

Pukë/ Vrasja e Pjetër Kolës, autori vetëdorëzohet pas një viti në arrati

Pjetër Kola, i vrarë më 27 shtator 2022

PUKË- Pas rreth një viti në arrati, autori i vrasjes së Pjetër Kolës në vitin 2022, është vetëdorëzuar në Polici. Maltin Gjini, 37 vjeç, ishte shpallur në kërkim pasi gjykata ka caktuar ndaj masën arrest me burg, pasi akuzohet si autori i vrasjes së Kolës pas një konflikti për parcelën me kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin Maltin Gjini, 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. 37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Pjetër Kola për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike”, njofton policia.

Vrasja e Pjetër Kolës ka ndodhur më 27 shtator 2022 në fshatin Kurthpulë të Pukës. Shkak është bërë një mosmarrëveshje mes Kolës dhe Gjinit, të cilët ishin bashkëpunëtorë në kultivimin e kanabisit. Kola ishte bashkë me të vëllanë në vendlindje kur u qëllua me pistoletë nga Maltin Gjini. Ai u transportua me makinë nga i vëllai në spitalin e Shkodrës, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt