Pavarësisht dialogut, muaji i ardhshëm premton një shpërthim të Kosovës në skenën europiane. Ndoshta edhe me do pula.
Petriti kishte ardhur nga Skenderaj në kryeqytet me qëllim të ndërtonte një shtëpi të re, e me te të fillonte edhe një jetë të re. Shtëpinë e tij fëmijërore në Runik ia kishin kallur ushtria serbe gjatë luftës. Shtëpia e re familjare nuk përfundoi, sepse ndërtimi i saj në periferi të kryeqytetit të një shteti hiper-periferik, u ndal nga inspektorati komunal. Në mes të malit të ndërtimeve epike, por gjithsesi të pa leje, ngritur në hava nga biznesmenët e shumtë, inspektorët gjetën ta ndalojnë ndërtimin e shtëpisë së Petritit.
Por kjo gjë nuk duket se i ka penguar edhe aq shumë drenicakut të ri. Inspektorët ndërtimorë nuk e dinin që me aktin por pa dijen e tyre, luajtën një rol të paramenduar në një projekt artistik, duke u bërë kështu pjesë e opusit të veprave të Petrit Halilajt.
Që ta kthejmë filmin pak edhe më mbrapa, Petriti, një artist i ri kosovar, kishte bindur disi kuratorët gjermanë të një ekspozite të njohur të artit modern, që puna e tij dhe vepra e artit të tij të jetë mu procesi (quajeni performansi) i ndërtimit të një shtëpie të një refugjati. Shtëpinë e ndërtoi në Prishtinë, por një pasqyrim të saj e ndërtoi në një galeri në Berlin. Lidhjen e qartë me vendlindje e bënin edhe pulat e shumta që sorollateshin në galeri. Pula borgjeze i quan Petriti.
Më 2009 ishte hera e parë kur e pashë artistin me të cilin e ndaj emrin edhe atë në galerinë minimale të arteve moderne Stacion, që gjendet tek kompleksi i Muzeut Etnologjik në Prishtinë. Përndryshe në këtë objekt, për shumë vite janë kryer shërbimet fetare hebreje. Aty ishte bartur sinagoga e fundit e hebrenjve të Kosovës, pasi që ndërtesa origjinale u shkatërrua nga komunistët gjatë rrënimit të pazarit të hapur të Prishtinës që ka ekzistuar te ndërtesa e Kuvendit. Edhe kjo është një tablo interesante urbane për të shkruar, por ndoshta tjetër herë.
Fare papritmas, Petritin e kam hasur edhe në Nju Jork dy vite më vonë. Shkova në një ekspozitë titulluar Ostalgia në New Museum. Në mes koleksionit masiv të artit nga “blloku komunist” dhe duke hulumtuar punimet e artit kontemporan rus, në një dhomë hasa në foto të projektuara të gjësendeve dhe insekteve të mbledhura në ndërtesën gjysmë të shkatërruar të Muzeut të Kosovës. Instalim mjaft mbresëlënës i Petrit Halilajt.
Në këtë ekspozitë kolektive ishin prezentë dy shqiptarë, Anri Sala dhe Petrit Halilaj. Kurator ishte Massimiliano Gioni.
Gionin duhet ta përmendim përsëri ngase ky është ndër emrat më “të nxehtë” të artit modern. Kritik shumë i njohur, zëvendësdrejtor i New Museum, por edhe kurator i evenimenteve kryesore të artit bashkohor global. Një herë moti, së bashku me yllin tjetër Maurizio Cattelan, Gioni u bë i famshëm kur e hapi një galeri në Londër me sipërfaqe 1 metër katror.
Eh tash, Massimiliano Gioni është emëruar udhëheqës i Bienales së Venedikut, showt më të madh botëror të artit modern që mbahet çdo dy vjet në këtë qytet të ornamentuar ndër shekuj por të gjysmë-fundosur nga uji.
Kosova do të jetë e prezantuar aty për herë të parë në histori të vet, me pavijon të vetë. Bartës i tërë pavijonit do të jetë vetëm një emër me: Kosovën do të përfaqëson Petrit Halilaj, djaloshi i Skenderajt, por edhe Berlinit, Montoves dhe botës, i cili vetëm donte të bënte kulm mbi kokë për familjen.
E tërë ideja ishte shtyrë nga Drejtori i ri i Galerisë Kombëtare Erzen Shkololli. E kam mik, por edhe pa e pasur, është krejtësisht i ashiqarshëm fakti se ardhja e tij në institucionin kulmor te artit Kosovar ka sjellë një revolucion të vockël kulturor. Kualiteti i ekspozitave në muajt e fundit, niveli i pjesëmarrësve ndërkombëtarë, numri i vizitorëve, interaksioni me kuratorët botërorë tani po kurorëzohen me shfaqjen e parë të Kosovës në Venedik.
Edhe Shkololli është artist.Dhe jo çfarëdo soji. Këtë javë ia pashë punimet në Muzeun VanAbbe të Holandës, një institucion prestigjioz. Punimet e Shkolollit në këtë solo ekspozitë janë tekstile të gjata shumë metra me fytyra ngjyra ngjyra dhe të hareshme dhe arkivole më pak të hareshme. Këto punime Shkololli i kishte punuar këto vepra magnetike dhe të tmerrshme gjatë luftës ngase kishte mbetur i ngujuar me familje në Pejë gjatë tërë kohës së luftës. Punimet janë aq të trishtueshme sa që nuk kanë parë as diellin me sy deri vitin e kaluar kur Shkololli i ekspozon në Muzeun e Bordeaux në një ekspozitë të hapur nga Ministri i Jashtëm i Francës.
Për ekspozitën tonë në Venedik dhe për punën e Shkolollit dhe Halilajt dhe artistëve të tjerë të rinj kosovarë që po thyejnë kufijtë, tabutë dhe bllokadat, tash së fundi shkroi gjerësisht edhe e përditshmja ndoshta kryesore në botë The New York Times. Mediat lokale kryesisht kanë injoruar valën e sukseseve artistike të kosovarëve. Për tre arsye: arti kontemporan thjesht i tërheq më pak gazetarët dhe nuk kemi ndonjë kritik që mbulon për gazeta në mënyrë të rregullt këtë fushë të krijimit artistik.
Për një pjesë, arti kontemporan dhe suksesi i Kosovës disi e prish narracionin që çdo gjë është krim në Kosovë, që çdo iniciativë qeveritare është e keqe dhe korruptive – mos ta harrojmë se pjesëmarrja në Bienale dhe revolucioni i vockël në Galeri Kombëtare është e përkrahur thellësisht nga Ministri Memli Krasniqi, ndërsa edhe Ministria e Jashtme dhe ajo e Integrimeve Europiane bashkëfinansojnë punën e Galerisë dhe prezantimin në Venedik. Ka edhe të tillë që as që vizitojnë Galerinë Kombëtare, aq shumë e kanë të thelluar urrejtjen partizane.
Arsyeja e tretë që nuk shkruajnë është ndoshta edhe më e pikëllueshmja. Duhet të pranojmë se në shoqëritë tona të vockëla, ku çdo njëri e njeh tjetrin, ku kritikat çkepen me lopatë, e lëvdatat nuk bëzahen dot – thjesht nuk e kemi për adet të lëvdojmë dhe të ngremë në qiell punën e atyre pak njerëzve tanë që megjithatë arrijnë të korrin suksese. Kemi ngushtësi e edhe xhelozi që nuk na lejon të pranojmë suksesin. Kjo është edhe arsyeja pse një pjesë e madhe e të ashtuquajturve artistëve akademikë kosovarë as që interesohen apo impresionohen me fitoret e Petritit apo Erzenit, apo Sislej XHafës, kosovarit që sivjet do ta përfaqëson Italinë në Bienale, një mrekulli tjetër e këtij viti që do ta çimenton prezencën e Kosovës në skenën botërore të artit.
E në të vërtetë Petriti është mu përfaqësuesi më i denjë i Kosovës së re. Multi-identitar dhe i aftë të manipulojë për mjeshtëri me simbolet multivokale. I takon “skenës së re” kosovare që ka rrënjët në grupin e artistëve që u patë grumbulluar përreth ekspozitës “Përtej” para luftës. Puna zdrukthëtare e Petritit ka linja të komunikimit me raketat e Sokol Beqirit, ndërsa i tërë grupi ka prekur temat e këtij nënqielli (nga Mungesa e Atdheut të Migjen Kelmendit) e deri tek sorrat e Mehmet Behlulit, rrëfimet e luftës, humbjes, nostalgjisë, kërkimet e identitetit dhe hulumtimi i tranzicionit, jo vetëm nga një epokë në tjetrën, por edhe mobilitetin social apo gjeografik. Shkelzen Maliqi ishte ombiprezent në këtë grup artistësh, kuratorësh dhe tifozësh amatorë, por Petrit Halilaj me fuqi të veta ka shpërthyer më së largëti.
E magjia është se këto tema nga këta njerëz nuk u trajtuan në mënyrë lokaliste, pseudo-patriotike, me shprehje kic të komplekseve etno-centrike, por në forma ëndërrimtare që kanë reflektuar referenca kulturore globale.
Nuk e di se çka do të na tregon Petriti në Venedik. Nuk e di nëse do ti merr pulat e veta. Por e di që çka do që të bëhet në dialog a politikë të fëlliqtë, Europa do të dëgjon për Kosovën fantastike të artistëve fantastikë.
Nga Petrit Selimi
/Shqiptarja.com