Pulë me çervish
Përbërësit:
- 1 pulë
- 100 gr gjalpë
- 4 lgj miell
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj uthull
- Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja:
Ndajmë fillimisht pulën në racione dhe e vendosim të ziejë në ujë të ftohtë me pak kripë dhe erëza sipas dëshirës. Pasi mishi ka zjerë e largojmë nga tenxherja dhe kullojmë lëngun. I spërkasim racionet e mishit me pak miell dhe i vendosim të skuqen në një tigan me pak gjalpë. Largojmë mishin nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim miellin derisa të zverdhet, më pas e shuajmë me lëngun e pulës dhe e trazojmë që masa mos të kokrrizohet. Në fund shtojmë hudhrat e shtypura dhe pak uthull. E vendosim gatimin në një tavë së bashku me racionet e pulës dhe e lemë në furrë sa të marrë një faqe. Në fund bëjmë një spërkatje me majdanoz të grirë.