Përbërësit:
- 1 pulë
- 1 kg oriz
- 1 qepë
- 2–3 lugë gjelle gjalpë
- 1 tufë koper
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pulën e pastruar e ziejmë në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë imët e kaurdisim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë orizin dhe e skuqim lehtë për pak minuta. Kur pula të jetë gati, e presim në copa ose e lëmë të plotë. Në një tavë të madhe hedhim orizin, lëngun e pulës (rreth 2 litra), kripë dhe piper. Vendosim sipër pulën dhe, sipas dëshirës, shtojmë pak koper të grirë. E pjekim në temperaturë të lartë derisa orizi të piqet dhe sipërfaqja të marrë ngjyrë të bukur të artë.
Komente











