Zog fshati me qull dhe arra
Përbërësit:
- 1 zog fshati
- 2 lugë gjalpë
- 2 lugë miell misri i verdhë
- 150 gr arra
- Ujë
- Kripë
Përgatitja:
Vendosim zogun të ziejë me ujë dhe kripë. Ndërkohë, në tigan shkrijmë gjalpin dhe skuqim miellin e misrit derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë gradualisht lëngun e mishit dhe e trazojmë derisa të krijohet një masë kremoze si qull. Shtojmë arrat e thërrmuara dhe e përziejmë mirë. Masën e qullit me arra e hedhim në tavë dhe mbi të vendosim copat e mishit të zier. Shtojmë pak gjalpë sipër dhe e pjekim në 200°C derisa mishi të marrë ngjyrë të artë.
Komente













Sorry,por kjo nuk eshte /receta origjinale e vjeter/! Receta origjinale eshte keshtu:1 pule,nje pjate e madhe (gjelle) me arra te grira dy here shume imet ne makine(duhet te grihen kaq imet sa kur i ngjesh mes gishtave duhet te jene gati si brume),gjysem luge caji niseshte,gjysem luge caji miell te bardhe,nje fete buke mesatare e grire imet si arrat,nje maje luge caji(cerek me sakte) me salce domate,5-6 thelbe te medha hudhre te grira imet ne makine,ose te shtypura ne shtypese hudhre,gjalpe 2-3 luge gjelle,kripe.=Ne fillim zjejme pulen vecan( po t'a besh nje dite me pare fiton kohe).Pulen e ziere e lyejme gjenerozisht me gjalpe,piper te zi e kripe dhe me ndonje zarf esence pule,nese keni,ne kavitetin e saj dhe jashte,lidhim krahet,kofshet me spango,ose pe' qe eshte kastile per kete pune dhe e pjekim ne sobe duke e sperkatur here pas here me lengun e saj qe te mos thahet,piqet derisa merr ngjyren e bukur,golden-brown to brown.Ne nje tenxhere te sheshte,skuqet gjalpi mire derisa te marre ngjyre si kore buke,mbyll the stove top(a si quhet ne shqip,furnelen me duket)e shton miellin,niseshtene e salcen e domates e i trazon me shpejtesi qe te skuqen,por jo te digjen(prandaj duhet mbyllur furnela me perpara) dhe i shuan me pak leng pule qe duhet t'a vakni perpara,i trazon me shpejtesi qe te mos krijohen kokrriza,derisa krijohet nje mase e njetrajtshme kremoze.Ne kete moment rindizni furnelen ne me pak se /low/ dhe shtoni buken dhe arrat e i trazoni me masen kremoze ne tenxhere,i shuani me lengun e pules qe ja shtoni gradualisht me garuzhde,shtoni dhe hudhrat.Lereni te zjeje e te trashet,duke e trazuar shpesh,sepse mielli e niseshteja kane tendence te ngjiten.Kur behet si krem,as shume i trashe,as i holle eshte gati te serviret bashke me pulen qe e kemi pjekur vecan.Per shije shume speciale,mund t'a sperkatesh qullin me gjalpe te skuqur vecmas,por ne kohen e ndergjegjesimit per kolesterolin nuk do t'a rekomandoja.Vera e bardhe dhe nje sallate jeshile,ose me avogado jane shoqeruesit me te mire me te.
Përgjigju