Pulitzer 2012, triumfon Web
trendi i ri, informacioni online

NEW JORK- Çmimi “Pulitzer” një ndër cmimet më të rëndësishme në gazetari për të tretin vit i është dhënë informacionit online. Korrespondeti i Huffington Post, David Wood për konfliktet në luftën e Afganistanit dhe të Irakut është vlerësuar me cmimin Pulitzer 2012. Për 8 muaj rresht Wood raportoi në mënyrë të zgjeruar për jetët e ushtarëve që kanë luftuar dhe familjeve të tyre në "Beyond the Battlefield".

Nuk është hera e parë që një faqe online fiton cmimet Pultizer. Ndodhi dhe në 2010, me ProPublica, apo dhe në 2011, por vlerësimi i faqes online Arianna Huffington bën dhe më tepër bujë për shkakun sepse gjithmonë është akuzuar se përdorte materiale që nuk ishin origjinale.

”Huffington Post” i janë dashur 15 vjet për të arritur në këtë vlerësim” thotë Jacopo Tondelli, drejtori i Linkiesta.it. Një cmim i tillë tregon trendin në rritje të lexuesit digjital, në krahasim me lexuesin e librit dhe të gazetës. Ky cmim tregon se në SHBA tashmë njeh autoritetin që informacioni online përcjell, duke nisur që nga zgjedhjet e presidentit Barak Obamës por dhe të shumë ngjarjeve të tjera të ndodhura në SHBA. Informacioni në rrjet është informacioni i vërtetë në SHBA.

Prej vitesh SHBA investon në web. Ka sipërmarrës që investojnë në krijimin e instrumenteve të reja duke filluar nga Steve Jobs.

ÇMIMET E TJERA

“The Associated Press” fitoi çmimin “Pulitzer” për seritë e tij të transmetuara mbi profilet e myslimanëve, falë edhe ndihmës së Departamentit Amerikan të Shtetit.
Këtë vit janë përjashtuar me formulën “Jo e përshtatshme” romancat e David Foster Wallace, librat e Denis Johnson, “Train Dreams” dhe Karen Russell, “Sëamplandia”.Për poezinë çmimin e mori afroamerikani Tracy K. Smith me “Life on Mars. Pulitzer për fotografinë iu dha Massoud Hossaini, fotografit 31 vjecar të agjencisë Agence France-Presse.
Fitues të tjerë janë dhe e përditshmja Alabama Tuscaloosa Neës e cila ka fituar cminin për breaking news, Sara Ganim e Patriot-News Staff është vlerësuar për
Mbulimin e skandalit të abuzimeve seksuale në Universitetin e Penn. Për gazetarinë investigative juria përzgjodhi 4 gazetarë të Associated Press dhe dy të Seattles Times. New York Times këtë vit merr dy cmime për reportazhin ndërkombëtar dhe për shërbimet mbi rregullat fiskale.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara

Dibër/ Temperaturat e ulëta sjellin ngrica në rrugët nacionale e rurale, dhjetëra makina të bllokuara