Pullazi: Florenc Hoxha
më kërcënoi me jetë
Pre e dhunës së ushtruar dje nga bashkiakët kundrejt komunitetit rom, ka qenë edhe Florian Pullazi, këshilltar socialist në këshillin bashkiak.
Pre e dhunës së ushtruar dje nga bashkiakët kundrejt komunitetit rom, ka qenë edhe Florian Pullazi, këshilltar socialist në këshillin bashkiak. Në një intervistë të dhënë për "A1Report" ai ka deklaruar se kreu i bashkiakes e ka kërcënuar me jetë, ndaj i ka bërë apel Lulzim Bashës që ta shkarkojë nga detyra. Më poshtë po sjellim një pjesë të intervistës.
Ka pasur dhunë fizike, sepse për dhunë psikologjike dhe verbale na thanë, por nuk kemi pamje filmike?Unë vetë personalisht isha pjesë e asaj dhune që u bë direkt nga vetë Florenc Hoxha, drejtori i policisë bashkiake, gjë që më bëri të jem këtu sot. Unë jam kërcënuar më jetë nga Florenc Hoxha.
Po pika të tjera grumbullimi janë sulmuar? Do të sulmohen?Besoj dhe jam i bindur se ky sulm ishte për t'i treguar pikave të tjera që të heshtin. Unë këtu doja të denoncoja një fakt. Nuk arrij ta konceptoj dot situatën që është krijuar, kur sot zoti Florenc Hoxha, së bashku me shoferin e tij, më gjurmojnë nga mbrapa. Ndalova makinën dhe në moment irritimi e sipër, më tha tekstualisht: Do të fus plumbin ballit. Ndërkohë që unë isha duke fotografuar për të marrë disa fakte. Kjo mua më duket absurde dhe nuk kërkoj shpjegime nga Florenc Hoxha, por nga Lulzim Basha.
Je i trembur nga ky kërcënim?Nuk jam i trembur, por është një situatë që nuk më pëlqen aspak. Qytetari i Tiranës, këshilltari bashkiak të kërcënohet më jetë në 2012, është jo normale.
A e faktoni dot këtë që thoni?Fatkeqësisht isha i vetëm në makinë. Dhe për këtë arsye nuk do ta denoncoj në prokurori. Unë vetëm Z.Basha do t'i kërkoj takim dhe vetëm ai do të marrë vendimin nëse ky dhe inspektori i zonës do të shkarkohen ose jo.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31