Punësimi informal, ose siç njihet ndryshe ‘puna e zezë’ pa një kontratë nga subjektet private vijon të jetë shqetësim në Qarkun e Lezhës. Drejtori Rajonal i Punësimit Agostin Marku tha se formalizimi i tregut të punës është domosdoshmeri, pasi informaliteti sjell evazion fiskal, konkurrencë të pandershme, uljen e të ardhurave të shtetit dhe mungesën e mbrojtjes sociale për punëtorët.
Si zgjidhje drejtori i punesimit sheh disa ndryshime ligjore që vendet e lira të punës ashtu dhe rekrutimet të realizohen përmes zyrave të punës.
Sipas tij marrja e shërbimeve online ka ndikuar pozitivisht edhe për Zyren e Punës, duke eleminuar borokacitë dhe pritjet e gjata për qytetaret.
Formalizimi i tregut të punës dhe deklarimi i plote i pagave është një prioritet i shpallur nga Qeveria, ndaj insitucionet kane shtuar kontrollet ndaj bizeneseve dhe bëhet e ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.
Sa gjoba ka vendosur zyra e Punes Lezhe me ligjin aktual pasi ka dal ne kete konkluzion qe ka kaq shum informlaitet dhe duhet te ashpersoet ligji
PërgjigjuVITI 2024 DHE AKOMA PUNETORET PUNOJNE NE TE ZEZE......SHTET PER SE MBARI....
Përgjigju