Studimi i ri tregon se personat të cilët punojnë larg shtëpisë së tyre kanë nevojë për më shumë seks me partnerin e tyre.

Çiftet të cilat punojnë të paktën një apo dy netë në muaj larg shtëpisë, kanë një jetë seksuale më pasiononte se çiftet e tjera dhe kryejnë marrëdhënie seksuale rreth 110 herë.

Tetë nga 10 punëtorë, të cilët rrëfejnë se të qënit larg streseve dhe tensioneve të shtëpisë, i bën ata që të kenë më shumë nevojë për të kryer marëdhënie seksuale me partneret e tyre. Një dentiste, Kim McAllister, 29 vjeç, thotë se i fejuari i saj shpenzon dy ditë në muaj duke punuar larg shtëpisë.

“Jam gjithmonë e dëshpëruar kur i fejuari im do të largohet, kështu që ne bëjmë dashur përpara se ai të niset”, tha dentistja 29-vjeçare.

Sipas përfundimeve të studimit, çiftet që janë larg shtëpisë kanë kanë 9 herë më shumë gjasa që të bëjnë më shumë seks se çiftet e tjera.

(v.gj/shqiptarja.com)