‘Puna për të ishte pasioni më i madh’, ndërron jetë papritur infermierja e Pediatrisë në QSUT

‘Puna për të ishte pasioni më i madh’, ndërron jetë papritur infermierja e Pediatrisë në QSUT

Liljana Veliaj

Është ndarë nga jeta parakohe, infermierja e pediatrisë në QSUT, Liljana Veliaj, në moshën 59-vjeçare.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se Liljana Veliaj,  ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

“Infermierja e Pediatrisë, Liljana Veliaj, është ndarë nga jeta papritur si pasojë e një arresti kardiak në 08.07.2024 në moshën 59-vjeçare.

Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere.

Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mberrinte.

Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale.

QSUNT i shpreh ngushëllimet familjarëve të saj”, shkruhet në postim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajla K.: 11/07/2024 22:02

    RIP teta Lili!!

    Përgjigju
    • Lili: 14/07/2024 07:16

      Teta lili jo se besojee????

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar