Punësimi i personave me aftësi ndryshe, një sfidë ende në embrion për Shqipërinë

 Punësimi i personave me aftësi ndryshe, një sfidë ende në embrion për Shqipërinë

Shoqëria shqiptare nuk është ende e hapur dhe e sensibilizuar për punësimin e personave me aftësi ndryshe. Ndërsa në vendet më të qytetëruara sheh të rinj apo të rritur të shërbejnë apo të punojnë në ndërmarrje shumëkombëshe, në Shqipëri një fenomen i tillë është akoma në embrion. Ambasada Amerikane me aktivitetet e saj përpiqet të hapë rrugën dhe mendjet për të ndihmuar dhe punësuar të rinj apo persona me aftësi të ndryshme.

A e dini se tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Punësimin e Personave me Aftësi Ndryshe? thuhet në një komunikim të ambasadës SHBA në Tiranë. Për të sjellë në vëmendje rëndësinë e gjithë përfshirjes, Java e Filmit Amerikan u hap me shfaqjen e “Sëim Team”, një dokumentar i vlerësuar me çmime i cili tregon për krijimin e një ekipi noti, të përbërë nga adoleshentë të ndryshëm të spektrit të autizmit. Ndërsa ekipi konkuron për kampionatet shtetërore dhe kombëtare të Lojërave Olimpike Speciale, "Sëim Team" thekson kërkesën e vazhdueshme për përfshirje dhe pavarësi. Regjisorja e filmit Lara Stolman, një shkrimtare, producente dhe regjisore amerikane e vlerësuar me çmime, dhe Roland Hysi Drejtori Kombëtar i Special Olympics Albania, mbajtën një diskutim të hapur me shikuesit pas shfaqjes së filmit. Mësoni më shumë mbi Muajin e Ndërgjegjësimit për Punësimin e Personave me Aftësi Ndryshe dhe temën e këtij viti "Talenti i Duhur, Tani." 

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën