Punësimi në fason, Veliaj: Ndihmë
e madhe për familjet me probleme

60 gra të cilat janë hequr nga  listat e ndihmës ekonomike janë punësuar në një subject fason, ndërsa kanë përfituar nga “Fondi i Nxitjes së Punësimit”. Ministri i Punësimit dhe Mirëqenies Sociale Erion Veliaj  tha se"nga ky projekt kanë përfituar 13 subjekte vetëm në qytetin e Durrësit, të cilët kanë punësuar 484 punëtorë të rinj".

"Për Durrësin do të kemi edhe një raund të dytë të këtij projekti" theksoi Veliaj.  Punësimi në bizneset fason ka qenë një ndihmë e madhe sidomos për gratë dhe vajzat të cilat kanë ardhur në Durrës nga zonat verilindore të vendit dhe janë ndeshur me probleme ekonomike.

Një tjetër problem është kualifikimi i fuqisë punëtore pasi punonjësit e rinj nuk i njohin proceset e punës, si dhe  ai i mungesës së furnizimit me energji elektrike.
Ky i fundit  është një problem i madh me të cilin ndeshen bizneset në zonën industriale të Shkozetit dhe që kërkon zgjidhje nga ana e qeverisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet