Disa punëtorë të një fasonerie në Vlorë, të cilët prodhojnë këpucë, kanë dalë në protestë për të kërkuar pagën e luftës, pasi sipas tyre e meritojnë. Ata thonë se fabrika në fjalë, me pronar italian, ka një muaj e gjysmë që është mbyllur, por ata nuk kanë marrë asnjë lek.
Fabrika është mbyllur pasi të njëjtin fat ka patur edhe tregu në Itali për shkak të koronavirusit, ndërsa sipas punëtorëve janë paguar vetëm 30 vetë.
"Duam ta dimë nga vjen ky problem, nga fabrika, nga ekonomistja apo nga shteti. Nuk po fajësojmë askënd, por disa punëtorë kanë lënë punën për arsye ekonomike se është mbyllur fabrika për shkak të COVID-19. Shumica e puntorëve që janë këtu është se fabrika është mbyllur, ndërkohë që figurojnë në punë. Tani ta dimë dhe në çfarë të bëjmë? Jemi me qira... Vërtetë i ri jam dhe nuk kam nevojën e askujt, ndihmë ekonomike apo asistence, nuk dua t'ia di për këto gjëra, thjeshtë të punojmë.
Kam një muaj e gjysmë që qëndroj në shtëpi, ndërsa prej dy javësh kam filluar punë. Për arsye se zdo rrija në shtëpi e të prisja zgjidhje sepse jemi nevojtarë. Fabrika është hapur, pavarësisht se me probleme, unë kam bërë shkëputjen se doja të punoja,"-thotë një punëtorë i cili ka ndryshuar vendin e punës.
"Jam me burrë të sëmurë, me fëmijë të vegjël, pa bukë. Jemi dy vete në ndërmarrje ku do shkojmë të hamë. Këtu janë 400 punëtorë, të zgjidhen 30 veta nuk e kuptoj. jam punëtore prej 25 vitesh, të më japë shteti një zgjidhje. Këta më thonë me shko te tatimet,"-shprehet një punëtore.
"Disa na thonë e ka fajin ekonomisti, disa sipërmarrësit. Tani duam zgjidhje në bazë të ligjit se fabrikën e mbyllëm që në datën 12, kemi punuar vetëm me urdhër të sipërmarrësve. Tani duam rrugëzgjidhje. Te tatimet na thanë ikni që këtu. Unë kam katër vjet këtu,"-shprehet një punëtor.
Lajmi kryesor:
Tregtarët e tregut industrial në Berat marrëveshje më kryebashkiakun: Nuk përfitojnë pagën e luftës, por s'do paguajnë 3 muaj qiranë (VIDEO)
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati në Vlorë më 18 dhjetor, dëshmon Kevin Hajrulla: Nuk kam konflikte me njeri! Inezin e kam kushëri, por kontaktet i kemi të rralla
11 Janar, 18:45
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve
9 Janar, 11:19
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23