Tregtarët e tregut industrial në Berat marrëveshje më kryebashkiakun: Nuk përfitojnë pagën e luftës, por s'do paguajnë 3 muaj qiranë (VIDEO)

BERAT- Pas protestës së zhvilluar prej dy ditësh, Bashkia ka vendosur që 140 tregtarët e tregut industrial të mos paguajnë qiranë për 3 muaj.

Pas një mbledhje e cila ka zgjatur rreth 2 orë për kryetarin e Bashkisë, Ervin Demo është rënë dakord që për 3 muaj tregtarët të mos paguajnë qira, e ndërsa po mendohet që tregu të hapet më 4 maj duke zbatuar protokollin e sigurisë.

Megjithatë, Demo i ka sqaruar se nuk janë përfitojnë pagën e luftës, po u ka bërë thirrje që me hapjen e tregut të paguajnë sigurime me qëllim që nëse kjo situatë zgjatë, të mund të përfitojnë.

Takimi mes kryetarit të bashkisë dhe protestuesve është zhvilluar pa praninë e mediave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Punëtorët e një fasonerie në protestë në Vlorë: Kemi një muaj e gjysmë mbyllur, duam pagën e luftës (VIDEO)

Disa punëtorë të një fasonerie në Vlorë, të cilët prodhojnë këpucë, kanë dalë në protestë për të kërkuar pagën e luftës, pasi sipas tyre e meritojnë. Ata thonë se fabrika në fjalë, me pronar italian, ka një muaj e gjysmë që është mbyllur, por ata nuk kanë marrë asnjë lek.

Fabrika është mbyllur pasi të njëjtin fat ka patur edhe tregu në Itali për shkak të koronavirusit, ndërsa sipas punëtorëve janë paguar vetëm 30 vetë.

"Duam ta dimë nga vjen ky problem, nga fabrika, nga ekonomistja apo nga shteti. Nuk po fajësojmë askënd, por disa punëtorë kanë lënë punën për arsye ekonomike se është mbyllur fabrika për shkak të COVID-19. Shumica  e puntorëve që janë këtu është se fabrika është mbyllur, ndërkohë që figurojnë në punë. Tani ta dimë dhe në çfarë të bëjmë? Jemi me qira... Vërtetë i ri jam dhe nuk kam nevojën e askujt, ndihmë ekonomike apo asistence, nuk dua t'ia di për këto gjëra, thjeshtë të punojmë.

Kam një muaj e gjysmë që qëndroj në shtëpi, ndërsa prej dy javësh kam filluar punë. Për arsye se zdo rrija në shtëpi e të prisja zgjidhje sepse jemi nevojtarë. Fabrika është hapur, pavarësisht se me probleme, unë kam bërë shkëputjen se doja të punoja,"-thotë një punëtorë i cili ka ndryshuar vendin e punës.

"Jam me burrë të sëmurë, me fëmijë të vegjël, pa bukë. Jemi dy vete në ndërmarrje ku do shkojmë të hamë. Këtu janë 400 punëtorë, të zgjidhen 30 veta nuk e kuptoj. jam punëtore prej 25 vitesh, të më japë shteti një zgjidhje. Këta më thonë me shko te tatimet,"-shprehet një punëtore.

"Disa na thonë e ka fajin ekonomisti, disa sipërmarrësit. Tani duam zgjidhje në bazë të ligjit se fabrikën e mbyllëm që në datën 12, kemi punuar vetëm me urdhër të sipërmarrësve. Tani duam rrugëzgjidhje. Te tatimet na thanë ikni që këtu. Unë kam katër vjet këtu,"-shprehet një punëtor.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'

Lukova larg luksit dhe pranë natyrës e shijes bio, fshati ku u vu në zbatim parulla e Enver Hoxhës 't’u qepemi kodrave e maleve...'